“Ngërçi” politik në Kosovë, Abdixhiku prezanton planin: Duhet të formohet qeveri tranzitore

KOSOVA


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.Shpërndaje

 Printoje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka shpalosur të enjten një agjendë 15-pikëshe, në bazë të së cilës do të punonte një qeveri e unitetit e propozuar nga ai, dhe e cila do t’i përfshinte të gjitha partitë e tjera parlamentare.

Duke e propozuar agjendën me 15 pika si mënyrë për të dalë nga ngërçi politik, Abdixhiku tha se “qeveria e unitetit kombëtar nuk është zgjidhje e përhershme, nuk është më e mira e mundshme, por është përgjegjësia që ajo bart në vete domosdo për gjendje ne tanishme”.

Ai tha se kjo “është në kontratë e nderit mes forcave politike dhe qytetarëve për ta nxjerrë vendin nga kriza e tanishme”.

Agjenda e tij përfshin reforma kushtetuese, rindërtimin e partneritetit me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, rritjen e pagave, si dhe zgjidhjen e krizës energjetike.

Agjenda 15-pikëshe e Abdixhikut

Pika e 1: funksionalizimi i institucioneve kushtetuese dhe departiartizimin e institucioneve të pavarura.

Pika e 2: rritja e pagave dhe zbatimi i ligjit për pagën.

Pika e 3: pakoja emergjente për menaxhimin e krizës energjetike.

Pika e 4: fillimi i projektit kombëtar për gazifikimin e Kosovës.

Pika e 5: rindërtimi i partneritetit me BE-në dhe SHBA-në dhe rikthimin e politikës së jashtme aktive.

Pika e 6: votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.

Pika e 7: fillimi i procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë.

Pika e 8: Fillimi i projekteve me rëndësi të veçantë për vendin.

Pika e 9: Ndryshime kushtetuese në funksion të stabilitetit institucional.

Pika e 10: hartimi i strategjisë kombëtare për reformë të thellë në arsim.

Pika 11: përgatitja institucionale për Lojërat Mesdhetare.

Pika 12: reforma strategjike e sigurisë dhe mbrojtjes.

Pika 13: rishikimi i formulës për buxhetin e komunave dhe ndryshimet e nevojshme.

Pika 14: përgatitja për zgjedhje të rregullat dhe të lira demokratike brenda 10 muajve.

Pika 15: mekanizmi i transparencës dhe llogaridhënies për periudhën kalimtare.

Propozimi i Abdixhikut – i paralajmëruar kohë më parë – vjen pasi vendi është zhytur në një krizë politike, duke mos mundur t’i formojë institucionet e reja as katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Kjo krizë vjen për shkak se asnjë parti nuk e fitoi shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme.

Prej prillit, deputetët janë mbledhur plot 30 herë në Kuvendin e Kosovës në përpjekje për konstituimin e tij, që është hap i nevojshëm drejt krijimit të qeverisë së re, por kanë dështuar vazhdimisht pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nuk po arrin t’i marrë 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare.



Skip to toolbar