Ngjarja në Dhërmi/ Dëshmia e recepsionistes: Eraldo Nevruzi ishte tip i lëvizur, ja si ishte marrëdhënia e tij me Gerlad Shehu

AKTUALITET


DHËRMI- Paola Spahiu, recepsioniste në hotel ka folur mbi ngjarjen e ndodhur në Dhërmi. Ajo tregon detaje se kur kishte nisur pune 31-vjecari dhe mbi kontaktet qe autori dhe 31-vjeçari kishin me njeri tjetrin.

Prononcimi i recepsionistes:

Kur ka filluar punë?

Nuk ka shumë kohë, ka disa ditëm, diku te 5 ditë.

Si e njeh ti?

Ishte një tip I lëvizur, nuk është se më është dukur si djalë I rregullt.

Po Geraldin, dhëndrin e pronares?

Nuk është se kam biseduar shumë me të, më shumë kam biseduar me pronaren se ai ka pasur pjesën e restorantit, nuk është se jemi ndeshur për të biseduar.

Kur e le turnin dje në darkë dhe kush të ndërrojë?

Në orën 22:30 më ndërroi ai, e kisha për ta ndërruar në orën 23:00 , por erdhi më herët.

Ju flini këtu, keni dëgjuar zhurmë pas 2390:00. Ndonjë të shtënë?

Jo absolutisht, Isha në dhomë dhe nuk kam dëgjuar asgjë. Unë po rrija në celular.

Ju çfarë kishit parë, a flisnin njëri me tjetrin?

Kjo ishte ajo që na çudiste, sepse nuk kishte asnjë lloj kontakti nga të tjerët.

Kur e morët vesh ngjarjen?

Ngjarjen e morëm vesh nga ora 9:00, sot në mëngjes, kur erdhi mami më solli mëngjesin te dhoma. Me sa thonë këta, tek pjesa e parkimit, tek dhomat e stafit. Do vazhdojmë punë. Policia na mori në pyetje dhe kemi dhënë informacion me pyetjet që na bënë.

Ai erdhi këtu dje kërkoi punë si një I panjohur, kërkoi punë si djalë I ri, që po kërkoj punë dhe kaq,. Nuk tha gjë, tha po kërkoj punë për barist, se ishte barist, dhe I thanë këta që do pres sa të filloj bari dhe tha po ashtu hajde puno recepsion.

Po Geraldin e njihje, më parë?

Unë personalisht?

Jo jo, është e hera e parë që punoj këtu. Ndihem shumë mirë dhe nuk kam ndonjë ankesë në pjesën e sigurisë



Skip to toolbar