Ngjarja në Dhërmi, thellohen hetimet/ Autori i dyshuar dhe recepsionisti njiheshin më parë, të dy emigrantë në Angli

AKTUALITET


DHËRMI- Një recepsionist hoteli në Dhërmi është zhdukur në rrethana të paqarta. Bëhet fjalë për shtetasin Eraldo Novruzi, nga Tirana.

Nga këqyrja paraprake, në ambientet e hotelit janë konstatuar gjurmë gjaku ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është Gerald Shehu.


Një nga pistat ku po hetohet është një grindje e çastit mes recepsionistit dhe Gerlad Shehut, i cili ishte dhe bashkëpronar i hotelit.

Po ashtu hetimet janë zgjeruar edhe për ndonjë ngjarje te mëparshme pasi të dy personat njiheshin më parë. ABC News mëson se recepsionisti dhe autori i dyshuar kanë qenë të dy emigrantë në Angli./ abcnews.al




Skip to toolbar