Dhe për sa kohë politika shqiptare dhe shqiptarët do të durojnë përrallën agresive greke të minoritetit grek në Shqipëri? Janë kaq injorantë dhe me ligësi historike antishqiptare këta grekë, sa tani po dëgjojmë që paska dhe një minoritet grek në Himarë!
l. Grekë nuk ka në Athinë, dhe këta vinë e kërkojnë grekë në Himarë.
Iu duhet treguar vendi. Po Shqipëria nuk ka kryeministër. Se mos ka pasur ndonjëherë! Të shitur shumica e tyre, dhe frikacakë të tjerët.
Janë 6 milionë shqiptarë në Greqi që nuk janë lejuar e nuk lejohen të flasin shqip. Ka një genocid antishqiptar kundrejt çamëve epirotë shqiptarë autoktonë prej mijëra vjetësh në Epir. Dhe një faturë me 200 miliardë dollarë që duhet t’i paguajnë Shqipërisë dhe shqiptarëve për genocidin antiçam.
Iu duhet treguar vendi një herë e mirë këtyre arabëve që ka mbi 100 vjet që kanë ardhur nga Anadolli për të shfarosur shqiptarët. Iu morën të keqen! Të presin dhe pak dhe do shohin se çdo të thotë histori e vërtetë e Gadishullit Ilirik.
Falsitetit grek po i vjen fundi. Historia e Shqipërisë do të triumfojë. Greqia vetë është investim në falsitet i mbretit gjerman Oto, i cili, kur arriti në Athinë si mbret i Greqisë, pa me habi se atje kishte vetëm shqiptarë të veshur me fustanella.
ll. Çdo gjë me dhunë antishqiptare është arritur në atë shtet. Një dhunë e përbindshme kundër shqiptarëve dhe gjuhës shqipe, kjo ka qenë historia e tyre.
Këta që quhen grekë sot dhe flasin gjuhën artificiale të krijuar nga kisha bizantine enkas kundër gjuhës shqipe, po kuptohet se kanë frikë nga fakti që Shqipëria nuk është më vetëm dhe gjuha shqipe po lulëzon në të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Por edhe për arsyen shkencore linguistike se greqishtja e vjetër ka sot ngjashmëri vetëm me gjuhën shqipe. I tmerron idioma e gjuhës së vjetër greke për faktin se nuk ka fare lidhje semantike me gjuhën e sotme greke, por vetëm me gjuhën shqipe. Kjo është historia që do të vijë.
Le të pëlcasin. Kjo tani është koha e shqiptarëve dhe e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Është më mirë ta durojnë të vërtetën historike, sesa të kalojnë në marrëzi.