Ngjela: Së shpejti do të kemi bashkimin kombëtar të një Shqipërie Etnike

Më të fundit


Shenjat janë që Bashkimi Evropian do ta skualifikojë Serbinë për të hyrë në anëtarësinë e Bashkimit Evropian. Sepse ajo nuk u nda nga Rusia.

l.Presidenti Vuçiç u mundua dhe u përpoq shumë të bënte sikur do ta shkëputte Serbinë nga Rusia, por u bind se kjo politikë mashtruese nuk pranohej nga Brukseli e sidomos nga Berlini. Kjo sepse me atë politikë, Vuçiç do të rrëzohej nga nacionalizmi agresiv serb që është me Rusinë. Sot Vuçiç ka dalë tek ai i vërteti.

Ai është lodhur kot me këtë lloj politike, sepse, në fakt, i gjithë nacionalizmi banal serb lodhet kot. Mundohet kot se kjo është kohë shqiptare.

Asgjë nuk bënë dot në Shqipëri dhe në Kosovë bandat politike shqiptare të drejtuara nga Beogradi, pushtetarë shqiptarë të shitur, që asgjë nuk bënë dot në funksion të historisë antishqiptare. Por, na duhet të theksojmë se këta Shqipërisë i bënë dëme të mëdha, sidomos në periudhën 1992-1997, kur Beogradi drejtonte politikën shqiptare në pushtet.
Por kjo i doli për-hundësh Milosheviçit, sepse ai me veglat e tij në Tiranë shkatërroi 500 fabrika dhe uzina në Shqipëri, por shqiptarët, jo vetëm i morën Kosovën, por e çuan edhe në Gjykatën e Hagës ku ai vdiq si mjeran.

ll.Tani po pranohet gjerësisht se marrja e Kosovës nga shqiptarët, filloi historinë e re për shqiptarët dhe po krijon dekadencën e Serbisë; kurse falimentimi i Serbisë po duket se do të jetë çështje kohe.

Por ky falimentim historik do të jetë sukses edhe për Shqipërinë e bashkuar.

Janë territoret e gjerësisht shqiptare deri në Nish që për të ardhmen e tyre ngrihet pyetja: Amerika këto territore shqiptarësh të pushtuara nga Serbia me ndihmë të Rusisë dhe Francës, do t’ia lërë Serbisë apo do t’i jepen shtetit të ri të Kosovës?

Politika është në favor të shqiptarëve, prandaj përgjigja e kësaj pyetje saktësisht është në favor të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Duhet të presim ngjarjet.

Por na duhet të theksojmë se, kjo kohë historike, është në përkrahje të plotë të shqiptarëve, për ndryshimin drastik të historisë antishqiptare të Shekullit të XIX-të dhe Shekullit të XX-të.

Këta kanë qenë shekuj tmerri për shqiptarët, por shqiptarët mbijetuan.

Ne shqiptarët në këtë kohë historike, jemi në reformimin e Shqipërisë etnike, se, në funksion të politikës amerikane, dihet prej saj se, vetëm ne shqiptarët jemi barriera solide kundër hordhive të nacionalizmit arkaik serb në Ballkanin Perëndimor, dhe dihet gjithashtu që Serbia është pushtuese e shqiptarëve, por që tani është në rrugën drejt falimentit të saj.
Dhe kjo dihej që do të ndodhte, sepse politika amerikane aktualisht është në avancim.

Lufta e Ukrainës dhe dëmtimi serioz i Rusisë në këtë luftë, do të sjellë realisht përshpejtimin e realizimit të aspiratës shekullore të shqiptarëve: bashkimi kombëtar i një Shqipërie Etnike.



Skip to toolbar