Ngjela: SPAK të hyjë në aktin real të goditjes së korrupsionit të lartë

Më të fundit


Avokati Spartak Ngjela, në një analizë të gjatë, shprehet se është koha që të ketë një ndryshim të klasës politike, në mënyrë që vendi jonë të fillojë dhe të ndryshojë.

Ngjela thotë se Shqipëria është drejtuar nga individë që kanë qenë jashtë qytetërimit perëndimor, është drejtuar nga sundues të cilët kanë krijuar pushtet absolut, dhe nuk e kanë lejuar zhvillimin e ideve për progres, që këto të organizojnë punën drejt pasurimit të individit.

Ai shprehet se politika amerikane duhet të tregojë forcë te SPAK, ‘sepse ajo e ka krijuar dhe formuluar reformën në drejtësi në Shqipëri’.

Shkrimi i plotë i Spartak Ngjelës:

Për shqiptarët, kjo e sotmja nuk është kohë për pritje, pritja e një shoqërie, nëse nuk ka një akt me sistem për atë që pritet nga ata që presin, është një dëshirë me sy drejt qiellit.

Shqiptarët po presin ndryshimin e jetës së tyre shoqërore, kudo ku ata po jetojnë, në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë.

Ata që kanë ikur, duan të kthehen, por të tjerët që janë në Shqipëri janë vijimisht në pritje të ndryshimit të jetës për të dalë nga varfëria, dhe janë me mendje për t’u larguar drejt një pune me pagë të lartë.

Askush nuk e pranon varfërinë në Shqipëri dhe ekspertët e huaj habiten se si mund të jetë e varfër shoqëria shqiptare kur Shqipëria ka burime kaq të mëdha që shqiptarët të mund të jetojnë me mirëqenie të lartë.

Prandaj duan të kthehen emigrantët, se kanë mbledhur para dhe duan të investojnë në atdheun e tyre.

Po atdheu, në çfarë situate financiare ndodhet?

Duhet thënë se, ne shqiptarët ende nuk po e kuptojmë dot kohën ku po jetojmë.

L.

Nuk e kuptojnë dot kohën ku jetojnë skllevërit dhe individët që nuk kanë aftësi mendore, prandaj këta rrinë me sytë drejt qiellit, sepse nuk e kanë krijuar dot motivin e tyre për të ndryshuar gjendjen shoqërore.

Kjo, si rregull, është në fakt një gjendje shoqërore e sunduar nga sunduesit e kombeve, të shteteve dhe shoqërive.

Por kjo ka qenë dhe është një gjendje shoqërore edhe në Shqipëri. Shqiptarët kanë qenë dhe janë të sunduar, dhe jo të qeverisur.

Për të ndryshuar një gjendje sunduese që po detyron një komb të vuajë varfërinë dhe vetëm pret duhet organizim me idetë e kohës. Ndryshim jashtë ideve të reja, nuk mund të ketë.

Një komb ashtu si edhe një individ, ka një mik dhe një armik – koha është ose miku ose armiku i tij.

Gjithmonë duhet pyetur: a jam në kohën time, dhe këtë duhet ta bëjë sidomos një individ që ka marrë të drejtojë një shtet apo një komb.

Shqipërinë e kanë drejtuar gjithmonë individë që kanë qenë jashtë kohës së zhvillimit – jashtë qytetërimit modern që ka ngritur personslitetin e njeriut dhe ka eliminuar varfërinë shoqërore si plagë. Në Shqipëri varfëria ka qenë dhe është ende një plagë e hapur e shoqërisë; dhe kjo ka krijuar depersonalizimin e individit shqiptar.

Ll.

Personaliteti i individit shqiptar, edhe sot është përtoke. Dhe kjo i ka sjellë dëmin më të madh Shqipërisë në rreth 100 vjet rresht, që nga viti 1925.

Por, cili është shkaku që ka sjellë këtë pasojë?

Sepse…

Asgjë nuk ka qenë bërë për ngritjen e nivelit të punës: ky është sekreti.

Puna që të pasuron të jep personalitet. Dhe ky lloj personaliteti që vjen nga mirëqenia që të jep puna, krijon edhe personalitetin kombëtar.

Kur puna nuk të pasuron ka dy arsye; ose vendi ku ti jeton është i shterpëzuar, ose ti je i sunduar nga ata që nuk të kanë dhënë mundësinë që puna jote të ketë rendiment.

Iil.

Koha moderne është frymë, është qytetërim dhe është njëherësh edhe mbajtëse e madhe e ideve që përgatisin shoqërinë drejt një zhvillimi të gjithanshëm dhe integral.

Po Shqipëria?

Shqipëria nuk është në kohën e saj. Ajo është drejtuar nga individë që kanë qenë jashtë qytetërimit perëndimor, madje kanë qenë armiq të tij; domethënë që ajo ështe drejtuar nga sundues të cilët kanë krijuar pushtet absolut, dhe nuk e kanë lejuar zhvillimin e ideve për progres, që këto të organizojnë punën drejt pasurimit të individit.

Dhe si rregull…

Këta sundues janë ose diktatoret e shpallur, ose kryeministra që nuk lejojnë zhvillimin me anë të lejimit të përplasjes së të kundërtave.

Domethënë në Shqipëri nuk ka pasur dhe ende nuk ka asgjë në sensin modern që ta shtyjë përpara zhvillimin.

Midis progresit dhe regresit në një shoqëri, qëndrojnë të kundërtat. Në Shqipëri në mbi 100 vjet është përbuzur e kundërta. Ka qenë quajtur armiqësore e kundërta në Shqipëri në 45 vjet hoxhizëm, por ka edhe 30 vjet që e kundërta po fyhet, shahet dhe po shpifet kundër saj.

Dhe prandaj sundimi vijon, dhe qeverisja në Shqipëri vijon të jetë një mashtrim, dhe shqiptarët presin, dhe koha ikën e ata janë vijimisht jashtë kohës së tyre, sepse ata që i sundojnë nuk po i lejojnë shqiptarët që këta të hyjnë në kohën e tyre.

Pse?

Sepse po t’i lënë që shqiptarët me punë, me dije dhe me dituri ndividuale të hyjnë në kohën e tyre, humbet sundimi i kryeministrit dhe i klanit të tij sundues.

Lv.

Qytetërimit Evropian është kohë zhvillimi, dhe ky lloj zhvillimi, në thelbin e tij, është frymë.

A e keni vrarë ndonjëherë mendjen për të përcaktuar se cila ka qenë fryma politike që ka drejtuar Shqipërinë?

Asgjë, vazhdimisht, që nga viti 1925 e deri tani koha u ka imponuar shqiptarëve sunduesit që kanë drejtuar Shqipërinë me vrasje, me krim antishoqëror, dhe gjithmonë me sundim, madje edhe në këtë kohë që shqiptarët nuk po drejtohetën me krim dhe me frikën të imponuar, sërish ata janë të sunduar.

Domethënë Shqipëria është drejtuar dhe po drejtohet nga një frymë kundër zvillimit të saj.

Prandaj  sot…

Nuk është koha për pritje, pritja, nëse nuk ka një akt me sistem për atë çka po pritet nga ata që presin, është një dëshirë me sy nga qielli.

Nuk presin skllevërit dhe individët që nuk kanë aftësi mendore, edhe ata rrinë këshui duke ecur nga pritja në abstraksion, se nuk kanë ide konkrete për ndryshimin e gjendjes.

Dhe…

Prandaj, shqiptarët ose po ikin nga Shqipëria, ose gjithë ditën mendojnë si të shkojnë e të punojnë në Perëndim. Po kryeministrat me qeverinë e tyre çfarë kanë bërë? Asgjë, dhe vetëm sundim.

V.

Për të ndryshuar një gjendje sunduese që po detyron një komb të vuajë varfërinë dhe vetëm pret, duhet akt, domethënë duhet një organizim i ri me idetë e kohes.

Një komb ashtu si edhe një individ, ka një mik dhe një armik – koha është ose miku ose armiku i tij.

Gjithmonë duhet pyetur, a jam në kohën time, dhe këtë duhet ta bëjë sidomos një individ që ka marrë të drejtojë një shtet apo një komb. Por edhe vetë shoqëria shqiptare këtë pyetje duhet t’i ngrerë vetes: a jemi ne në kohën tonë me këtë drejtim që po na bëjnë qeveritë që vijnë e ikin, e rrinë me gënjeshtra dhe sundim?

Shqipërinë e kanë drejtuar gjithmonë individë që kanë qenë jashtë kohës së zhvillimit – jashtë qytetërimit perëndimor – prandaj dhe vetë shoqëria shqiptare ka jetuar jashtë kohës së saj dhe gjithmonë në varfëri.

Koha është frymë, është qytetërim dhe është mbajtëse e madhe e ideve.

Po Shqipëria?

Qytetërimit Evropian është kohë zhvillimi, dhe ky zhvillim është frymë.

A e keni vrarë ndonjëherë mendjen se cila ka qenë fryma politike që ka drejtuar Shqipërinë?

Asgjë, vazhdimisht, që nga viti 1925 e deri tani koha u ka imponuar shqiptarëve sunduesit që kanë drejtuar Shqipërinë.

Domethënë kjo ka qenë një frymë kundër qytetërimit perëndimor, sepse ky qytetërim nuk e pranon pushtetin absolut të një kryeminstri apo të një mbreti, apo të një presidenti.

Këta lloj drejtuesish nuk mund të krijojnë dot kurrë një frymë progresi ku mendimi i ndritur të drejtojë Shqipërinë.

Madje, të gjithë ata kryeministra apo presidentë që kanë kaluar në Tiranë si drejtues të Shqipërisë, sot janë të përbuzur nga shqiptarët.

E dini pse?

Sepse nuk krijuan dot frymë zhvillimi drejt qytetërimit perëndimor dhe ende nuk po e krijojnë, prandaj janë përbuzur e do të pëbuzen nga shoqëria.

Por, sundimi i tyre do të vijojë.

Sepse vetëm përbuzja nuk mjafton. Duhet akt. Zhvillimi kërkon akt. Por që të kryesh një akt zhvillimi drejt pasurimit të shoqërisë, duhen ide, dhe idetë duhet të vihen në jetë.

Ku është akti i kohes sonë? Asgjë.

Sepse nuk ka pasur dhe nuk ka drejtësi.

Domethënë gjithçka duhet të ecë drejt ligjit, drejt zgjedhjeve të lira, drejt progresit ekonomik dhe drejt ngritjes së mirëqenies dhe pesonaliteit të individit.

VI.

Të gjithë shqiptarët sot e dinë që janë duke u drejtuar nga individë të panjohur në elitën e intelktualizmiti shqiptar, dhe ende nuk po dinë të dalin nga ky qerthull që u imponon varfërinë.

Shqiptarët  sot janë të imponuar nga ato elita politike që kanë bërë vetëm korrupsion dhe kanë bllokuar zhvillimin ekonomik dhe intelektual të shoqërisë shqiptare.

Por koha po kërkon një bashkim cilësor;

Po kërkon një aftësi për të zbuluar shkakun dhe për të gjetur kushtin ku duhet të mbështetet rrëzimi i korrupsionit të lartë shtetëror;

Kërkohet bashkëpunim ndërkombëtar;

Kërkohet që SPAK të hyjë në aktin real të madh të goditjes penale të korrupsionit të lartë;

Kërkohet që politika amerikane të tregojë forcë te SPAK, sepse ajo e ka krijuar dhe formuluar reformën në drejtësi në Shqipëri;

Kërkohet që SPAK-ut t’i jepet e drejta absolute e kontrollit specifik të votimeve në Shqipëri;

Kërkohet që SPAK të angazhojë ekspertë të nivelit të lartë profesional në hetimin e krimeve, në analizat juridike penale të krimit të lartë të korrupsionit në Shqipëri

Kërkohet të vijojë perfeksionimi ligjor i reformës në drejtësi

Kërkohet impenjim shkencor për ngritjen e nivelit të Sistemit Universitar në Shqipëri.



Skip to toolbar