Disa javë më parë, në ndeshjen Tirana-Laçi, futbollisti i bardhebluve Michael Ngoo u përfshi në një sherr me lojtarët kundërshtar dhe drejtues të klubit kurbinas.
Për këtë arsye, furbollisti anglez u dënua nga Komisioni i Disiplinës Sportive me pesë ndeshje pezullim, duke humbur disa takime të rëndësishme.
Deri më tani, lojtari ka shlyer pothuajse gjysmën e dënimit, ndërsa për ndeshjet e mbetura ai ka apeluar dënimin duke kërkuar falje nga Komisioni i Disiplinës.
Mirëpo kërkesa e Michael Ngoo nuk është marrë parasysh nga organi disiplinor i Federatës Shqiptare të Futbollit, duke e cilësuar këtë kërkesë si të pabazuar në rregullore.
Ja çfarë shkruan Komisioni i Disiplinës në pikën 17-të të vendimeve të marra sot:
17.Rrëzimin e kërkesës se lojtarit të KF “Tirana”, Michael Ayodeji Ngoo, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.