Tirana prezanton Sidiben, detaje nga transferimi

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Tirana zyrtarizoi të dielën mesfushorin Lancient Sidibe. 23-vjeçari, që më parë ka luajtur për disa klube në Superligë, si Teuta dhe Flamurtari, do të jetë futbollist i Tiranës deri në fund të këtij sezoni. Ai është huazuar te bardheblutë nga skuadra e Besëlidhjes.

“Mesfushori nga Guinea, Lancinet Sidibe është prezantuar sot zyrtarisht si lojtar i Tiranës. 23-vjeçari i huazuar nga skuadra e Besëlidhjes ka nënshkruar kontratë deri në përfundim të sezonit. Më parë Sidibe ka luajtur edhe me ekipet e Teutës dhe Flamurtarit në Kategorinë Superiore”, shkruan Tirana në njoftimin zyrtar.

Sidibe është afrimi i parë për merkaton e dimrit te Tirana, pasi gjatë janarit skuadra bardheblu ka vendosur të mos shpenzojë shumë. Megjithatë, Sidibe do të jetë një armë shtesë për trajnerin Egbo, që synon të rikthejë titullin kampion te bardheblutë.

Tirana do të pilotojë Shërbimin Vullnetar të Zjarrfikësve

Për herë të parë në vendin tonë, do të pilotohet shërbimi vullnetar i zjarrfikësve. Lajmin e dha kryebashkiaku Erion Veliaj, që priti në një takim Presidentin e shoqatës Austri Shqipëri, Wolfgang Grossruck, si dhe një grup ekspertësh për të ndihmuar jo vetëm në hartimin e një legjislacioni që mbështet shërbimin vullnetar të zjarrfikësve dhe në zbatimin e tij.

“Jam shumë i lumtur që një mik i Shqipërisë, z. Grossruck, por edhe një ish-kryetar bashkie dhe një politikan karriere, që drejton shoqatën tonë të miqësisë, na ka sjellë disa nga kolegët me më shumë eksperiencë në çështjet e zjarrfikësve”, u shpreh Veliaj.

Presidenti i shoqatës Austri-Shqipëri, Wolfgang Grossruck u shpreh se Tirana ka ndryshuar shumë që nga vizita e tij e parë, duke përgëzuar kryebashkiakun Veliaj për punën.

“Mendoj se është e domosdoshme, jo vetëm për sigurinë dhe luftën kundër zjarrit, por gjithashtu edhe për shoqërinë civile. Ne do të bëjmë më të mirën tonë, si dhe shpresojmë dhe jemi të bindur që do të na mbështesni me gjithë forcën tuaj. I uroj qytetarët e Tiranës, kam qenë këtu 25 vjet më parë dhe qyteti është zhvilluar në mënyrë të jashtëzakonshme. Ju uroj më të mirën për të ardhmen”, tha Grossruck.

Tirana gjen fitoren e parë në Turqi, Egbo bindet nga të rinjtë

Tirana është duke zhvilluar minifazën përgatitore të dimrit në Antalia të Turqisë. Të shtunën skuadra bardheblu luajti takimin e dytë miqësor i programuar për këtë fazë përgatitore. Bardheblutë luajtën kundër skuadrës hungareze Mezokovezdit, duke e mundur minimalisht me rezultatin 1-0. Goli u shënua nga mesfushori Elton Cale në pjesën e dytë.

Me fitoren e të shtunës, duket se skuadra i dha të tjera sinjale pozitive trajnerit Emanuel Egbo. Ai hodhi në fushën e lojës, që nga minuta e parë, disa futbollistë që kanë ardhur nga radhët e akademisë. Duket se Egbo po projekton një Tiranë ndryshe për pjesën tjetër të sezonit, me objektivin për të fituar titullin kampion.

Kjo ishte ndeshja e dytë miqësore në Turqi, pas sfidës së tre ditëve më parë ndaj Alaniasporit, që e fitoi skuadra turke me rezultatin 2-1. Tirana do të vijojë të qëndrojë edhe disa ditë në Turqi, ndërsa ka planifikuar të zhvillojë dhe një tjetër takim miqësor, para se të kthehet për në Shqipëri.

100 vjetori i kryeqytetit, Veliaj: Do të mbjellim 30 mijë pemë në Lumin e Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ishte i pranishëm të enjten në mbjelljen e 100 pemëve në Lumin e Tiranës. Ai tha se gjatë Lumit të tiranës do të mbillen 30 mijë pemë.  “Projekti që kemi më shumë përzemër është projekti i Tiranës me Pyllin Orbital. Shumica e qytetarëve ia kanë parë dukun punës dhe përpjekjes tonë në mandatin e parë për mbjelljen e pemëve në Tiranën Jugore, pra në zonën e Liqenit, përgjatë Unazës së Re, nga Fabrika e Miellit e deri te rrethrrotullimi i Farkës. Pjesa e Liqenit e çliruar nga zaptimi është gjëlberuar, por tani ka ardhur koha të shohim të njëjtën punë dhe cilësi në këtë mandat të dytë në Tiranën Veriore”, tha Veliaj.

Ai shtoi se nga projekti i Lumit të Tiranës përfitojnë katër njësi administrative, të cilat do të kenë më shumë gjelbërim. “Projekti për rehabilitimin e Lumit të Tiranës u bë jo vetëm për të mbrojtur nga përmbytjet njësitë 4, 8, 9 dhe 11 – ka 3 vjet që nuk e dëgjojmë më fjalën përmbytje te Bregu i Lumit – por, ka ardhur koha të investojmë me gjelbërim. Do të mbjellim 30 mijë pemë përgjatë gjithë Bregut të Lumit. Do të jetë praktikisht një lloj parku linear, siç është buza e Liqenit të Tiranës përgjatë autostradës”, u shpreh kryebashkiaku.

Veliaj tha se Tirana nuk ka më kohë për të humbur dhe ky është momenti i duhur për të ecur përpara. Ai shtoi se disa parti politike të rëna vakti nuk mund ta mbajnë peng Tiranën me kauza false. “Sot prishëm ndërtimet e fundit pa leje te “Shqiponja” dhe besoj u provua për të gjithë se ajo ishte një kauzë false e disa partive të rëna nga vakti, të cilat nuk mund ta mbajnë më peng Tiranën. Tirana mbush 100 vjeç këtë vit dhe nuk mund të vazhdojmë pas 100 vitesh me të njëjtat biseda që kishte mbreti Zog me arkitektët për të ndërtuar një rrugë apo një Bulevard. Pas 100 vjetësh, të gjitha forcat politike duhet të thonë: Jepi gaz, të ecim sa më shpejt, jo të bllokojmë dhe të mbajmë peng. Humbëm një vit shumë të çmuar te zona e Astirit, por tani që ai mit ra bashkë me ndërtesën e fundit pa leje, kur janë akomoduar dhe shpronësuar të gjithë, besoj se është një moment shumë i mirë për të thënë se Tirana do ecë përpara”, shtoi ai.

Kryebashkiaku shprehu bindjen se këtë mandat do të bëhet edhe mbyllja ceremoniale e Bulevardit të Ri të Tiranës, me një shesh të madh fundor – një projekt fantastik që do të lërë gjurmë. “Jam shumë krenar për këtë sepse kemi një projekt fantastik; jemi në fazën e financimit dhe më pas do të fillojmë me fazën e zbatimit. Ajo që lipset është të fillojmë me 100 pemët e para të rritura. Duhet të vazhdojmë përditë në këtë segment, deri në mars-prill kur është periudha e mbjelljeve”. Ndaj, ai u bëri thirrje qytetarëve dhe kompanive të ndryshme që t’i bashkohen nismës së Bashkisë së Tiranës për shtimin e gjelbërimit, duke mbjellë pemë të reja për çdo ditëlindje a përvjetor.

Një tjetër talent i akademisë së Tiranës bashkohet me ekipin e parë

Tirana është një nga ekipet më aktive në merkato. Në fakt, nga klubi bardheblu janë larguar dy futbollistë, Eni Imami dhe Dorjan Kërçiku. Por, në vend që skuadra të shpenzojë para për të blerë futbollsitë të tjerë, Tirana po ndjek një tjetër strategji. Në fakt, klubi bardheblu po afron në ekipin e parë talente nga Akademia e saj.

Strategjia që nisi me Muçin, Çelhakën apo Ismailgecin, është vijuar këtë të hënë me Andri Stafën. Një tjetër talent i rritur në Akademinë e Tiranës është bashkuar me ekipin e parë. Të hënën klubi bardheblu njoftoi se kishte nënshkruar një kontratë profesionale për 3 vite me Andri Stafën, duke u bërë afrimi i katërt nga lojtarët e akademisë.

Mesfushori është vetëm 17 vjeç dhe stërvitej prej një viti me ekipin e parë, ndërsa luante me U19. Pas firmës në kontratë, Stafa është bashkua me ekipin e parë në Antalia. Ky ndryshim krusi i Tiranës erdhi menjëherë sapo në skuadër u emërua Emanuel Egbo trajner i parë. Ish-portieri u krijoi hapësira futbollitëve të akademisë në ekipin e parë, madje Muçi është shndërruar edhe në golashënues për Tiranën.

Pas Kërçikut, largohet dhe Eni Imami nga Tirana

Mbrojtësi Eni Imami mbylli zyrtarisht aventurën te skuadra e Tiranës. Futbollisti njoftoi të hënën se largohet nga klubi bardheblu, pjesë e të cilit ishte për një gati dy sezone. Imami shkruan se shkëputja e bashkëpunimit mes tij dhe Tiranës është bërë me konsensus nga të dyja palët.

“Nga sot zyrtarisht nuk jam më pjesë e klubit të futbollit Tirana. Një marrëveshje që është ndërprerë me mirëkuptimin nga të dy palët. Me këtë rast gjej dhe mundësinë të falënderoj presidentin, trajnerët, Ze Maria dhe Ardi Mema që patën besin tek unë. Më dhanë mundësinë të luaj për ekipin e qyteti tim.

Në fund një falënderim për tifozët e Tironës që pavarësisht se s`kemi dhënë pritshmërit që ata duan, kurrë s`na kanë lënë vetëm. Uroj që etyrat e mia në fushë për 1 vit e gjysëm ti kem zbatuar mësëmiri. Nëse diçka e kam bërë gabim kërkoj falje, por asnjëherë se kam bërë me dashje. Ju faleminderit dhe mirupafshim, ishte bukur për aq sa zgjati”, shkruan Imami.

Ai bëhet futbollisti i dytë që largohet nga Tirana, pas Dorjan Kërçikut, që tashmë firmosi me skuadrën e Bylis në Ballash. Ndërkohë, Eni Imami nuk ka bërë të ditur se ku do të jetë destinacioni i tij i radhës.

Tirana drejt Turqisë për fazën përgatitore. Planifikon tre ndeshje miqësore

Tirana u jep fund pushimeve të shtunën, duke u nisur për të kryer fazën përgatitore në qytetin turistik turk, Antalia. Klubi bardheblu njoftoi të premten se grupi i lojtarëve së bashku me stafin teknik, do të nisen të dielën për në Antalia, ndërsa të shtunën do të kryejnë një seancë stërvitore në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”.

Në Turqi, Tirana do të qëndrojë dy javë nën drejtimin e trajnerit Emanuel Egbo. Gjatë përgatitjeve dimërore për rifillimin e kampionatit, Tirana ka planifikuar edhe zhvillimin e disa ndeshjeve miqësore. Kështu, takimi i parë do të jetë në datën 8 janar kundër ekipit turk të Alaniaspor.

Takimi i dytë do të zhvillohet ndaj hungarezve të Mezokovezdi ndërsa në datën 15 janar do të luaj kundër Korona Kielce nga Polonia. Këto ndeshje do ti shërbejnë trajnerit Egbo për të kolauduar ekipin për rinisjen e kampionatit. Ndërkohë, në Turqi pritet të udhëtojnë dhe ekipe të tjera të Superligës, teksa Partizani dhe Kukësi e kanë konfirmuar deri më tani.

Ndërtimet pa kriter, ja qytetet më të rrezikuara nga degradimi i tokës

Tirana paraqitet me nivelin më të lartë të presionit mbi degradimin e tokës, kryesisht prej ndërtimeve pa kontroll, shtimit të popullsisë dhe erozionit, thuhet në një studim të fundit të Programit të Kombeve të Bashkuara në vendin tonë për masat dhe mjetet që duhen marrë kundër ndikimeve negative të klimës në mjedis.

Tirana dhe Durrësi janë vlerësuar me normën më të lartë të rrezikut për shkak se dyndjet e popullsisë nga qytetet e tjera janë bërë jashtë kontrollit të shtetit.

Urbanizimi i shpejtë dhe i pakontrolluar, që po bëhet jashtë ndikimit të shtetit, i përkeqëson kushtet e përdorimit të qëndrueshëm të tokës. Me vonë, në rast fatkeqësish natyrore, popullsia e këtyre qyteteve pëson edhe demet më të mëdha.

Gjithashtu Tirana dhe Durrësi vlerësohen me një rrezik të lartë për ndërtimet jashtë kontrollit në raport me planet urbanistike.

Qytete e Shkodrës dhe të Lezhës paraqiten më të nivelet më larta prej përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës, të shtyra dekadat e fundit edhe nga ndryshimet klimaterike.

Shkodra dhe Lezha gjithashtu kategorizohen si qarqet me rrezikun më të lartë për humbjen e biodiversitet nga ndryshimet e klimës.

Ndërsa qarku i Kukësit klasifikohet si më i rrezikuari nga degradimi masiv i tokës prej largimit masiv të popullsisë.

Rezultatet specifike të monitorimit të erozionit në basenin e Ulzës treguan se tashmë 31% e rezervuarit është e mbushur me sediment, me një pjesë të konsiderueshme të depozitimit, që ndikon kapacitetin funksional të HEC-ve. Pyjet janë mbizotëruese në Ulzë me vetëm 43% të sipërfaqes totale, ndërsa 30.3% është e ekspozuar ndaj erozionit të tokës.

Gjithashtu baseni i Bovillës është i rrezikuar nga erozioni, pasi rajoni është i banuar nga 9 fshatra, të cilat kanë ndihmuar në degradimin e pyjeve me shkurre të kombinuara me kullota.

Degradimi i mbulesës së bimësisë që vlerësohet nga imazhet satelitore është në rangun prej 12% deri në 22%. Pjesët e poshtme janë më të shfrytëzuara nga aktivitetet bujqësore dhe blegtorale, bimësia degraduese natyrore. Studimi i PNUD cilëson se sidoqoftë, cilësia e ujit ndikohet nga mbeturinat e njerëzve dhe plehrat e kafshëve që arrijnë në rrjedhat e poshtme në kohë reshjesh./Monitor/

Merr fund “mallkimi”, Tirana thyen Partizanin

Tirana rikthehet të fitojë një ndeshje derbi ndaj Partizanit pas gati 6 vjetësh. Skuadra bardheblu arriti të mposht “mallkimin” që e përndiqte që prej vitit 2014, duke mos fituar ndaj rivalëve të përjetshëm të saj, Partizanit. Golat e Bathës dhe Kobinës do të futen në historinë e ekipit bardheblu, pasi i dhanë fitoren 2-1 Tiranës ndaj Partizanit në ndeshjen e par derbi që u zhvillua në “Air Albani Stadium”.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim 1-1. Ndeshja nisi me dy gola të shënuar brenda 10-të minutave të para të lojës. Sapo nisi loja, të dyja skuadrat nisën sulmin në portat kundërshtare. Ndaj nuk zgjati shumë dhe erdhi zhbllokimi i rezultatit.

Një gol i shënuar nga Idi Batha i dha avantazhin Tiranës në minutën e 7 ta takimit. Mesfushori bardheblu shënoi pas një asisti të bukur nga Torasa, ndërsa Batha me kokë gjeti cepin e portës së mbrojtur nga Alban Hoxha. Por festa zgjati vetëm tre minuta. Partizani u rikthye në sulm për të vendosur barazpeshën.  

Në të 10`, ishte Bardhi që tundi rrjetën e Likës. Sulmuesi i të kuqve shënoi pas një rrëmuje në zonë dhe mos kontrolli të topit mirë nga portieri bardheblu. Megjithatë, skuadra e Tiranës pretendon për një pozicion jashtë loje, por gjyqtarët e takimit vendosën të quajnë të rregullt golin. Ndërkohë, atmosfera në “Air Albania Stadium” është fantastike.

Pas shënimit të dy golave, ndeshja ka qenë e ekuilibruar por me ritëm të lartë. Të dyja ekipet kanë shkuar disa herë në portat kundërshtare, por pa arritur të ndryshonin rezultatin. Në pjesën e dytë rivaliteti ishte përsëri në nivele të larta, shoqëruar kjo edhe nga atmosfera e krijuar nga tifozët. Megjithatë, ekipi bardheblu e kërkoi më tepër golin dhe në fund nuk u zhgënjye.

Ishte mesfushori Kobina ai që kaloi 24 herë kampionët në avantazh në minutat shtesë të takimit, duke i dhuruar një fitore historike. Kobina festoi duke hequr fanellën, ndërsa gjyqtari e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë. Kështu, ekipi bardheblu jo vetëm që merr një fitore historike, por ngjitet në renditje me 22 pikë, 3 më pak se Partizani që kryeson kampionatin.

Skip to toolbar