Nis Kukës, nis aeroporti. Gati 12 mijë vende pune

Më të fundit


12 mijë persona parashikohen të punësohen gjatë fazës së punimeve që kanë nisur për ndërtimin aeroportit të ri të ndërkombëtar të Kukësit. Lajmin e ka bërë publik përmes një postimi në facebook, kryeministri Edi Rama.

Ai shkruan se aeroporti parashikohet të tërheqë rreth 300 mijë pasagjerë vitin e parë, për të arritur deri në 1 milion pasagjerë. Ndërkohë që parashikohet që ndërtimi i tij të kushtojë 10 milionë Euro.

Afati i punimeve është 24 muaj, por kryeministri i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e nisjes së punimeve tha se mund të përfundojë më shpejt.

“Jo, do ta bëjmë përpara 24 muajsh. Nëse punohet shumë mund ta bëjmë më shpejt”, tha Rama.

“Nisin punimet për ndërtimin e aeroportit të ri ndërkombëtar “low cost”, i cili parashikohet të tërheqë rreth 300 mijë pasagjerë vitin e parë, për të arritur në vite në 1 milion pasagjerë, duke krijuar nga ana tjetër rreth 12 mijë vende pune në zonë si rezultat i aktivitetit të gjerë ekonomik që sjell aeroporti në jetën e një zone”, shkruan kryeministri krah videos së publikuar në facebook.



Skip to toolbar