Nis sesioni i ri parlamentar/ Spiropali: Reflektimi duhet të jetë i përbashkët mes nesh. Opozita të marrë vendin dhe përgjegjësitë e saj

AKTUALITET


Nis sot sesioni i ri parlamentar. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka mbajtur fjalën e saj:

“Vendi im është mes të barabartëve me njëri-tjetrin, por kaq të ndryshëm. Kanë mbetur vetëm pak muaj deri në ritakimin tonë përballë votuesit që na rreshtoi në këtë raport numrash. Në ballafaqimin e ardhshëm elektoral, secili nga ne do të shkojë me bilancet e veta politike, pritshmëritë e realizuara dhe brengat për cfarë mund të kishim bërë ndryshe. E pamundur të ndryshojmë të shkuarën tonë të përbashkët, e qartë se pendesa për veprime të gabuara, vlen vetëm për të gjetur forcë dhe korrigjuar cfarë mund të bëjmë ndryshe dhe më mirë. Besoj fort se reflektimi duhet të jetë i përbashkët, që përfshin edhe qortimin e së shkuarës dhe projeksionet për të ardhmen.

Shumica e kësaj salle mund të ishte më tolerante, të gjykonte të bazuar në kujtimet ku ajo vetë ishte pakicë, kurse pakica të shte më e vetëkontrolluar. T’i mbrojmë deri në fund pikëpamjet dhe qëndrimet tona, por me etikë parlamentare, duke respektuar institucionin e Kuvendit të Shqipërisë dhe qytetarët që na kanë votuar e na ndjekin”, tha Spiropali.



Skip to toolbar