Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në hapjen e punimeve të Forumit Strategjik të Bledit me temë ‘Një botë realitetesh paralele’ në Slloveni se duhet të gjejmë rrugën e duhur për t’i bërë gjërat bashkë, nëse duam që Ukraina të fitojë përballë Rusisë.
Ai ka theksuar se në të kundërtën do të vijë koha që do të shkruhet në libra dhe e vërteta do të jetë më e hidhur se sa kur pretendon fitoren.
“Kur mendon se politika nuk është diçka qe duhet të merresh, është e pisët, humbet qëllimin dhe argumentin se nuk i shpëton dot politikës, ajo të ndjek gjithmonë nga pas. Një prej dëmeve shumë më të mëdha, është të deskrititosh politikën ditë pas dite. Në qoftë se hapësira jashtë politikës nuk do të bëhet më e mirë, atëherë as ajo jashtë saj do të bëhet shumë më e vështirë. Për të dhënë një ilustrim, shiko çfarë bën politika kur nuk është në pozitën e duhur në Ukrainë.
Ne duhet të fitojmë, pastaj mund të japim këtë armë dhe duhet ta përdorni në këtë drejtim për kaq metra, ose këto lloj plumbash, ose një raketë. Jemi plotësisht krah tyre dhe u japim çdo gjë që kanë nevojë tani, ose do gjejmë rrugën e për ti bërë gjërat bashkë, por bërja e dy gjërave në të njëjtën kohë, po sjell dëm. Kjo rrugë duhet të marrë fund, nëse duam që Ukraina të fitojë.
Në të kundërt do të vijë koha që do të shkruhet në libra dhe e vërteta do të jetë më e hidhur se sa kur pretendon fitoren”, u shpreh Rama./abcnews.al