Linjë ajrore Prishtinë-Beograd, Rama: Hap para për shengenin ballkanik

POLITIKË


Prishtina dhe Beogradi kanë arritur të nënshkruajnë një marrëveshje për nisjen e fluturimeve komerciale mes dy vendeve. Marrëveshja e nënshkruar në berlin, me ndërmjetësimin e SHBA është cilësuar si një përmirësim i marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve. Ministri serb i Ekonomisë, Milun Trivulac dhe drejtorit i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha, në prani të ambasadori Richard Grenell, i cili është dhe  i dërguar special i presidentit Trump për Kosovën dhe Serbinë hodhën firmat për një lëvizje më efektive të njerëzve dhe mallrave mes dy vendeve. Kjo marrëveshje u përshëndet nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj duke e cilësuar “hap gjigant për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe konsolidimin e sovranitetit të Kosovës”.

Marrëveshja u përshëndet edhe nga kryeministri Rama duke e cilësuar një hap të rëndësishëm për Shengenin Ballkanik për lëvizjen më të lehtë të njerëzve dhe mallrave në Ballkanin Perëndimor. Rama vlerësoi edhe Haradinaj, i cili përshëndeti këtë marrëveshje duke i kujtuar se paqa është e vështirë dhe nuk arrihet kurrë me mjetet e luftës.

“E përshëndes me kënaqësi marrëveshjen e sotme për fluturimet Prishtinë-Beograd, që siç tha Sekretari i NATO-s është “një hap i rëndësishëm për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor”. Ka ende shumë hapa për të bërë me vizion e kurajo në atë rrugë!

Shumë mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti këtë hap. Paqja është tejet e vështirë, por në asnjë rast ajo nuk fitohet me mjetet e luftës dhe popullariteti i përkohshëm që sjellin nganjëherë ato mjete, nuk i sjell asnjë hajër popullit e vendit” shkruan Rama në twitter.



Skip to toolbar