Përplasen 3 makina te tuneli i Pogradecit, 6 të plagosur

AKTUALITET


Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur në dalje të Pogradecit. Tre makina janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar të plagosurit, ndërkohë që për disa prej tyre deklarohet se janë në gjendje të rëndë.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në tunelin e Pogradecit, ndërsa të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital dhe gjendja e tyre sipas mjekëve është e rëndë. Sipas pasojë e aksidentit është bllokuar rruga për disa minuta.


Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të nxjerrë përgjegjësitë për këtë aksident të rëndë dhe me ndihmën e forcave zjarrfikëse ka larguar mjetet nga rruga për të liruar qarkullimin e mjeteve.




Skip to toolbar