TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me një postim në faqen zyrtare në “X” ka publikuar librin e autorit Robert Elsie, i cili flet për historinë dhe kulturën unike të “Urdhrit Bektashi”.
Ky reagim i Ramës vjen pas nismës së diskutuar në publik, ku Bektashinjtë kërkojnë të kenë një ent sovran shtetëror, me qendër në Tiranë.
“Një libër i jashtëzakonshëm për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën unike të Urdhrit Bektashi, një thesar që Shqipëria duhet ta ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një entitet shpirtëror sovran në kryeqytetin tonë Tiranë, ku Selia Botërore e Bektashinjve është themeluar prej kohësh dhe më pas është ringjallur nga hiri i diktaturës ateiste komuniste”, shkruan Rama.
Selia Botërore e Bektashinjve ka mirëpritur shpalljen e nismës së jashtëzakonshme për krijimin e Urdhrit Bektashi si një entitet plotësisht sovran.
Sipas saj, kjo qasje do të sjellë një epokë të re për tolerancën fetare globale dhe promovimin e paqes/ abcnews.al