‘Një aks 31 km që i jep hov turizmit’, Rama zbulon se ç’po ndodh në Rrugën e Komanit

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamjet nga kantieri i Rrugës së Komanit, bashkë me disa opinione të banorëve të zonës.

“Mirëmëngjes, dhe me disa opinione qytetarësh nga kantieri i Rrugës së Komanit, një aks 31 km që lidh dy hidrocentralet duke rritur sigurinë e qarkullimit, si edhe duke i dhënë një hov të ri turizmit të kësaj tjetër zone të bekuar të Shqipërisë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

Rruga e Komanit është një nga rrugët më të vështira, por edhe më piktoreske në veri të Shqipërisë. Ajo lidh qytetin e Shkodrës me liqenin e Komanit dhe vazhdon drejt Fierzës, duke shërbyer si pjesë e një itinerari të rëndësishëm për ata që udhëtojnë drejt Alpeve Shqiptare. Kjo zonë është një nga destinacionet turistike kryesore të qarkut të Shkodrës, pasi të çon drejt lumit të Shalës.



Skip to toolbar