Një ditë pas zjarrit, ndotje dhe pranga/ Elbasan, fabrika mbyll dyert, drejtori në kërkim

AKTUALITET


Era e tymit pranë fabrikës së prodhimit të plastikës që mori flakë të mërkurën në zonën e ish Metalurgjikut në Elbasan ndiet edhe një ditë pas zjarrit ndërsa një pjesë e saj është shkrumbuar.

Abc News hyri në mjediset e brendshme ku dëmet nga zjarri janë të pranishme. Pirgje arkash të cilat ndihmuan në përhapjen e flakëve, por dhe fikse të tyre janë ende në oborr. Një prej punonjësve që ishte në punë kur zjarri përfshiu fabrikën tregon për atë moment.

Në anën tjetër të fabrikës pak punonjës i janë rikthyer punës. Disa prej makinerive u vunë në funksion të enjten. Dëmet në fabrikën Alb Plastik në Bradashesh duken të konsiderueshme, por kompania ende nuk ka bërë një bilanc të tyre.

Të mëdha janë dhe dëmet e shkaktuara në mjedis. Për të përcaktuar materialin që është djegur dhe elementët që mund të jenë çliruar në ajër ekspertë të inspektoratit të mjedisit morën prova në vendngjarje.

Për rastin policia e Elbasanit referoi materialet në prokurori dhe shpalli në kërkim administratorin e kompanisë Kostandin Balukja. Shkaqet e zjarrit nuk janë zbuluar ende ndërsa autoritetet dyshojnë për një shkëndijë elektrike./abcnews.al



Skip to toolbar