Një nga nënkryetarët do të drejtojë Bashkinë e Himarës, nis mbledhja e Këshillit Bashkiak

Më të fundit


Këshilli Bashkiak i Himarës mblidhet për të zgjedhur kryetarin e ri të komanduar të bashkisë.

21 këshilltarët bashkiakë do të zgjedhin mes dy nënkryetarëve Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano, ky i fundit më herët ka mbajtur edhe detyrën e kryetarit të partisë socialiste në Himarë.

Mbledhja vjen pas largimit së Blerina Balës nga ky post, e cila pak ditë më parë ka depozituar dorëheqjen pranë Këshillit Bashkiak nga drejtimi i bashkisë së Himarës.

Blerina Bala u zgjodh kryetare e komanduar për Himarën nga Këshilli Bashkiak ne 29 mars pasi dy kryetarët, ai në detyrë Jorgo Goro dhe i zgjedhuri Fedi Beleri përfunduan pas hekurave./abcnews.al



Skip to toolbar