Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Ervin Salianji foli për përplasjet online me kreun e PD Sali Berisha dhe akuzat mes tyre.
Ai theksoi se Sali Berisha nuk e përmend Ergys Agasin dhe nuk e ka përmendur deri në momentin që u arrestua. Më tej u shpreh se kreu i PD, bën opozitë selektive.
Ai ngriti dyshime se disa emra të njohur, si Ergys Agasi, janë përmendur vetëm pasi kanë rënë në vëmendjen e drejtësisë, ndërsa më herët janë shmangur nga diskursi politik. Sipas Salianjit, kjo tregon një qasje selektive në denoncimin e aferave.
Salianji theksoi gjithashtu se në të kaluarën ka dorëzuar dokumente të rëndësishme në komisione hetimore, përfshirë çështje që lidhen me sistemin TIMS, duke pretenduar se ka pasur ndërhyrje për të favorizuar grupe kriminale. Ai shtoi se këto materiale nuk janë ndjekur më tej nga institucionet përkatëse.
Pjesë nga intervista;
Sokol Balla: Ishte një moment ku pash që retorika juaj me Berishën kaloi një moment që nuk ishte parë më parë, ku Berisha ju akuzoi se keni lidhje me kriminelë apo me persona që janë sot në kërkim për aktivitet të rëndë kriminal, si Ergys Agasi. Ju kaluat menjëherë në akuzën tjetër të rëndë kur thatë që Sali Berisha ka nevojë për kontroll psikiatrik. Ishte retorike?
Ervin Salianji: Jo është reale. Shiko akuza të këtyre përmasave te ky janë të njohura dhe mund të zgjohesh ti qesharakëzosh, por nga ana tjetër do thonë ca problemi ka? Sali Berisha nuk e përmend Ergys Agasin dhe nuk e ka përmendur deri në momentin që u arrestua. Kur arrestohet këta të shesin pastaj, po deri në atë moment linja ka qenë që nuk prekej.
Sokol Balla: Pra po thoni se kishte urdhër të mos flitej për të?
Ervin Salianji: A e keni parë ju të flitej deri në atë moment? Nga ana tjetër shikojeni edhe sot, e përmend.. pse e përmend sot? Se flitet që nuk ka më lidhje ai me Edi Ramën, është kot. Dhe ky kur mbaron punë njihet që i lan duar, por një gjë është e dukshme tani e përmend Ergys Agasin po nuk e përmend që është njeriu i klanit të Troplinëve, apo jo. Keni parë ta përmendë? Nuk i përmend as kullat atje në Durrës të atyre që morën stadiumin. Nuk e përmend as Ermal Beqirin që bën këtë të dosja e AKSHI se është lemeri ajo. Unë i them këto, si kam lidhje me këta unë, kur unë i them? Dhe nuk thotë një gjë që ai e di, se e dinë shumë njerëz afër tij, që ky zotëria Agasi ka qenë një prej njerëzve që influencuar që unë të shkoj në burg, te një prej gjyqtarëve të paktën. Ka qenë kontakti i tij një prej gjyqtarëve, se kshu është ky vend me kontakte të kësaj kategorie dhe nga ana tjetër.
Sokol Balla: Këtu te drejtësia për fat të keq tani i besoj të gjitha.
Ervin Salianji: Nga ana tjetër, ky zotëria bën opozitë selektive. Sali Berisha të dali të mbrojë Fatmir Xhafën siç bëri para një jave, është e pamendueshme. Se thonë që këta lidhen se lidhen nga Partia e Punës, dakord mo se këta të Partisë së Punës e mbrojnë njëri tjetrin po nga ana tjetër ka ca biznese të tjera. Se nuk përmendën atë biznesmenin u dogj pallati te Arlis, Lilo.
Sokol Balla: Ky ca lidhje ka me Berishën?
Ervin Salianji: Po shikoja linjën editoriale të këtyre që janë të lidhur me Berishën dhe e kupton qartësisht ca lidhje ka. Pra pse nuk e përmend? Pra, ky përmend vetëm opozitë selective njerë që nuk i duhen më për gjë, që kanë marrë fund. E dinin të gjithë për këtë Agasin influencën që kishte në qeverisje bënë ndonjë përpjekje këta? E dini ju që në Komisionin Hetimor për TIMS unë kam prodhuar një dokument, që mendoj është një nga dokumentet më të mirë që ka prodhuar një komision hetimor, dhe sot e kësaj dite nuk ka shkuar në SPAK pasi unë hyra në burg. Dhe nuk e ka përmendur asnjëherë Sali Berisha? Sepse aty është Ermal Beqiri, është Ergys Agasi, dhe janë të gjithë njerëzit e lidhur me ta që kanë shkatërruar dhe kanë marrë të gjithë të dhënat të sistemit TIMS dhe sipas dëshmisë me dyer të mbyllura të njërit prej drejtorëve në Policinë e Shtetit, është përdorur dhe është ndërhyrë në sistemin TIMS për të favorizuar grupe të caktuara kriminale që e shpjegoi ai ca kishte ndodhur. Pavarësisht se pasaporta skanohej në kufi tha ai, kur kalonte një grup i caktuar kriminal për të në sistem dilte zero. Nuk jepte sinjal sistemi. Nuk e kanë cuar fare. Pse nuk e kanë cuar? Se edhe drejtorin e përgjithshëm të policisë atëherë nuk e përmendi asnjëri, Rrumbullakun.
Sokol Balla: E kanë patur të vetin atë.
Ervin Salianji: Po mirë pra, po pse do të besojnë o zotëri, pse do të besojnë shqiptarët.
Sokol Balla: Ne e dimë të gjithë që e kishte të vetin vetëm Edi Rama nuk e dinte.
Ervin Salianji: Jo mo, e di, po Edi Rama është në bashkëqeverisje. Po pse kjo narrativa që ka ngritur oligarkët, cilët janë ti përmendë. Cilët janë? Ky është një sistem oligarkik thotë, cilët janë këta? Më afër kujt janë? Janë më afër Ramës, më afër Berishës, si? Pra cfarë narrative është kjo? Se një opozitë që është është e pavërtetë, dhe bën opozitë selective. Shihe brenda një dosje, merret me .. shumë mirë që duhet ekspozuar Agasi po dosjen nuk e ka nxjerrë se dosja është e tmerrshme ta nxjerrin të plotë. Të isha unë kryetar opozite unë do e nxirrja atje, 24 orë në ditë atje do ishin të gjithë deputetët e PD duke ekspozuar të dhëna të saj që është skandaloze, është rrënim i shtetit dhe kontroll i shtetit nga njerëz që janë, populli po edhe socialistët kanë votuar që pushtetin e ke përfaqësues politik ndërkohë pushtetin e kanë përfaqësues që kanë asnjë lidhje me politikën dhe kontrollojnë, dhe kanë vendosur nën influencë drejtori, ministri dhe tendera e me radhë. Si do fitosh ti kur nuk përmend oligarkët nuk përmend bandat, se edhe kjo se nuk dua ti hy kësaj, po ca është ky është anëtar bande apo është politikan, pse nuk i përmend bandat në Elbasan të gjitha ky? Copja, Capja. Përmend vetëm Suelin, sepse është njeriu që e ka ndihmuar kur ishin zgjedhjet, është edhe mosmirënjohës.
z.Bardhi akuzonte Flamur Nokën për lidhje me Suel Celën.
Ervin Salianji: E ka ndihmuar zotëri.
Sokol Balla: Është e vërtetë?
Ervin Salianji: Mos godit në mënyrë selektive
Sokol Balla: Se kur këto i sheh bashkë Ervin, nuk di ta kuptosh kur është e vërteta, është një banalitet shumë i madh.
Ervin Salianji: Unë merrem me gjuhën e Sali Berishës, i cili është selektiv. Se nuk ka lidhje edhe ajo edhe kushdo as mbiemri e as lidhje familjare, përgjegjësinë e ka personale.
Sokol Balla: Që ta sqarojmë këtë gjë, fakti i përmendet emri asaj nuk i përmendet se ne do ia përmendi
Ervin Salianji: Unë nuk dua ti përmend të tjerë, por ky dhe njerëz rrotull tij iu blenë edhe të mbathura njerëz që kanë lidhje me krimin. Tani mos më tregojnë mua përralla.
Sokol Balla: Si iu blejnë të mbathura?
Ervin Salianji: Veshjet komplet. Janë njerëz të lidhur me njerëz të këtij në të gjitha kuptimet. Pra, mua mos mi tregojnë unë nuk e bëj këtë politikë të pisët të ndyrë, të fëlliqur se dua të krijoj një standard, por e patë ju se unë jam i vetmi kandidat që depozitova një platform. Për ca të rrijë Sali Berisha prap? Që të bëjë biznese? Cila është arsyeja që të rrijë Berisha në krye të PD? Dhe elementi tjetër qesharak është kjo, se këtu cdo gjë fillon dhe harrohet, ju e keni ndjekur besoj e keni raportuar, por mua nuk më akuzon dot për lidhe me krimin se unë kam bërë burg për të denoncuar një kryetrafikant që ishte i lirë dhe ditën që e kam denoncuar unë ka shkuar në burg, i klanit Xhafaj, Geron Xhafaj. Dhe unë i kam përmendur të gjithë me emra. Këta e dini ju që në PD, nuk dilnin njerëzit në seli dilja unë, se kishin frikë ti përmendnin me emra njerëzit. Të gjithë jo vetëm te ky rast. në logjikën politike Alibeja i qëndron mendimit që ka, nuk hyn te njerëzit që tërhiqet. Por këtu element thelbësor është ky, ka një vendim të gjykatës britanike për ankesën që ka bërë Sali Berisha ndaj Home Ofice e keni ndjekur dhe vendimi i gjykatës thotë: që Sali Berisha është shpallur non grata në Britaninë e Madhe për shkak të lidhjeve me krimin e organizuar dhe për shkak të përdorimit të influencës së krimit të organizuar për interesat e veta politike. Tani ky zotëria, ka këtë gjë damkë, ka edhe damkën tjetër nga SHBA, si tenton ti më bësh pis mua me budalliqe. Mua më lartëson, akuzat që bën Sali Berisha tregojnë frikën e tij, panikun e tij hallin e tij, ore merru me argumentet si do e bësh fituese, pse nuk e hoqe non gratën, pse nuk të hyn asnjë ambassador në derën e partisë demokratike. Pse nuk e munde Edi Ramën në zgjedhjet e 2023, pse pate rezultatin më katastrofik në raport edhe me vitin 1997, më të keq në zgjedhjet e 11 majit 2025? Pse e ke bërë partinë fërtele dhe nuk po respekton asnjë limit. Dil përgjigjju akuzave për bashkëpunim me Edi Ramën. Hajde diskutojmë dhe dil në debat.
Sokol Balla: Duhet thënë një gjë Ervin që, të gjithë ju keni pak më pak nëpër duar pse po e them këtë, pasi unë nuk e kam kuptuar kurrë atë që ndodhi me ju pas zgjedhjeve të pjesshme të 2022 kur Basha u tërhoq u largua dhe ju i latë celësat në dorë Sali Berishës. Këtë nuk e kam kuptuar kurrë.
Ervin Salianji: Unë e kam thënë edhe atëherë e them edhe tani, që unë nuk i heq asjnë presje cfarë kam thënë për Sali Berishën, por partitë politike kanë një rregull, sic tani po e kërkoja kam thënë ne kemi këtë qëndrim, Sali Berisha nuk e sjell në pushtet PD, jam kundër qëndrimit që ka Berisha për pronësinë e partisë, jam kundër Berishës për shkak të trashëgimisë etj etj por jam bashkuar në një pikë, kam thënë demokratët mendojnë se Sali Berisha i sjell në pushtet dhe ky është shumicë, se deri në atë moment mendoja se ishim ne shumicë, ishte grupimi jonë. Dhe i kam thënë merre partinë dhe urdhëro nxirre fituese, tani që humbi dhe u faktuan të gjitha ato që po them unë them hajde i nënshtrohemi prap votës, pavarësisht se ti nuk duhet të jesh se premtimi kryesor ishte neni Basha.
Sokol Balla: Kjo tregon naivitet..
Ervin Salianji: Jo, nuk tregon naivitet, tregon kulturë demokratike. Cdo zgjidhje tjetër në atë moment do të ishte edhe unë ia kam thënë edhe ish kryetarit të partisë, ishte shërbim për Sali Berishën, sepse Sali Berisha donte pretekst për të thënë që këta më pengojnë etj. Lëre dhe ia kam propozuar në zyrë, se nuk është se është sekret, i kam thënë që meqënëse doli kështu rezultati më 6 mars, lëre partinë edhe ti do të kesh jetë më të gjatë politike, hajde themi të gjithë jemi këtu në parti, duke qenë që të gjithë aty, merre fitoje dhe po nuk e nxore fitues ne dalim sic erdhi dita sot. Pra, nuk mund të bësh politikë, nuk mund të luash me inat.
