Njerëzit po hanë kolagjen për t’i thënë STOP plakjes, por a funksionon?

AKTUALITET


Kolagjeni dikur njihej si injeksion për të fryrë buzët dhe për t’i dhënë formë të bukur linjave të trupit. Por industria e bukurisë ka gjetur një mënyrë “më të shijshme”, dhe më pak të dhimbshme për ta përdorur kolagjenin. Ai tani ofrohet si ushqim dhe mund ta gjeni në formën e pluhurit, shufrave, pilulave, në formën e çokollatës, mund të përtypet ose mund të merret edhe i lëngshëm.

Nëse jeni të tunduar nga gjithë këto oferta, atëherë le të bëjmë pyetjen e famshme: çfarë dreqin është kolagjeni dhe a bën vërtetë magji për lëkurën?

Kolagjeni është si një masë ngjitëse që mban trupin tuaj së bashku. Kemi shumë lloje të kolagjenit, por shumica është Tipi I, i cili është proteina kryesore strukturore në lëkurë.

Kolagjeni i Tipit I jep formën dhe forcën e lëkurës, por fillon të prishet më shpejt sesa trupi juaj mund ta zëvendësojë atë në mesin e të 20-ve. Në këtë moshë, lëkura fillon të humbasë trashësinë dhe forcën me një normë prej rreth 1.5 përqind në vit, sipas dermatologut konsulent dhe autorit të librin  “Skincare”, Dr Anjali Mahto.

Kolagjeni ka qenë prej kohësh një përbërës i njohur në kremrat e lëkurës, por ekziston një pyetje nëse mund të depërtojë në epidermë (shtresa e jashtme e lëkurës). Injeksioni i kolagjenit nuk mbështet më për shkak se nuk zgjat për aq kohë sa disa mbushës alternativë dhe është shoqëruar me komplikime të tilla si reaksione alergjie.

Një numër në rritje i produkteve që përmbajnë kolagjen ushqimor janë duke u shfaqur në dyqane.

A funksionon ngrënia apo pirja e kolagjenit?

Disa studime mbështesin efektivitetin e ngrënies së kolagjenit të hidrolizuar në përmirësimin e shenjave të plakjes së lëkurës duke nxitur prodhimin e kolagjenit, përmirësimin e elasticitetit të lëkurës dhe rritjen e hidratimit dhe densitetit të kolagjenit në lëkurë.

Megjithatë, disa përdorues tregojnë se se është e vështirë të tregohet nëse po funksionon.

Ekzistojnë gjithashtu pyetje nëse kolagjeni mund të mbijetojë në procesin e tretjes.

“Trajtoni me kujdes këto argumente”. thotë Dr Mahto. “Provat për efektivitetin e të ngrënit kolagjen në lëkurën e njeriut jashtë një laboratori janë të pakta. Shumica e studimeve njerëzore janë kryer nga njerëzit që shesin produktet, kështu që mund të ketë paragjykim. “

Megjithëse një mënyrë jetese e shëndetshme nuk mund të parandalojë humbjen e kolagjenit. Praktikat jo të shëndetshme të jetesës janë faktorë të provuar në plakjen e parakohshme të lëkurës. Dr Mahto rekomandon të mbahet një dietë e larmishme, e ekuilibruar me një sasi të kufizuar sheqeri, e cila ka qenë e lidhur me plakjen e parakohshme të lëkurës. Ajo gjithashtu rekomandon të bëni ushtrime të rregullta, të përdorni krem ​​dielli dhe të mos pini duhan. “Nuk ka diçka të tillë si një super ushqim i lëkurës; plakja është një proces i përjetshëm dhe përpjekjet tuaja për të qenë të shëndetshëm, brenda dhe jashtë, duhet të jenë shumë ”, thotë ajo.



Skip to toolbar