Noka dhunon policët/ Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit

AKTUALITET


Tensione dhe përplasje te Rruga e Elbasanit. Protestuesit janë përplasur me efektivët e policisë, të cilët kanë tentuar që të lirojnë rrugën e bllokuar tashmë prej afro dy orësh nga opozitarët.

Deputeti Flamur Noka është konfrontuar fizikisht me punonjësit e policisë, pasi këta të fundit kërkojnë largimin. Siç shihet edhe nga pamjet e ABC News, ai sulmon dhe kërcënon efektivët.

“Ka përplasje mes policisë dhe protestuesve. NOKA ka pasur përplasje të ashpra. Forcat e FNSH po tentojnë që të largojnë protestuesit pranë rrugës së Elbasanit, por ka pasur kundërshtime të ashpra, duke i shtyrë dhe goditur. Policia ka bërë thirrje disa herë”, raportoi gazetari Vija.



Skip to toolbar