Nuk u lejua të varroste motrën, tenton vetëvrasjen vëllai i Brunilda Sadushit

AKTUALITET


Vëllai i Brunilda Sadushit (Kovaçi), Shpëtim Kovaçi ka tentuar të vetëvrasjen në ambientet e Burgut të Beratit. Në qelinë ku është duke vuajtur dënimin për vrasje, Shpëtim Kovaçi ka tentuar të presë damarët e fytit me briskun e rrojës.

Sipas “News 24”, vëllai i Brunildës e ka kryer këtë akt pasi nuk është lejuar të shkojë në varrimin e motrës së tij. Ai është gjetur në qeli i gjakosur, dhe menjëherë është dërguar në spitalin e Beratit.

Aty ka marrë ndihmën mjekësore dhe më pas është dërguar përsëri në institucionin e vuajtjes së dënimit. Shpëtim Kovaçi ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Motra e tij, Brunilda Kovaçi u përcoll në banesën e fundit të shtunën. Trupi i pajetë i saj u gjet disa ditë më parë në një pyll në Francë.



Skip to toolbar