U gjet e vrarë në Francë, vjen në Shqipëri trupi i pajetë i Brunilda Sadushit

AKTUALITET


Të shtunën u përcoll për në banesën e fundit trupi i pajetë i 37-vjeçares Brunilda Sadushi (Kovaçi), e cila u gjet e vrarë pak ditë më parë në një pyll në Francë. Trupi i pajetë i saj do të prehet në varrezat e qytetit të Beratit, qytet i vendlindjes së saj. megjithatë, drama në këtë familje vijon të shtohet. Djali 3-vjeçar i Brunilda Sadushit mbeti në Francë i vetëm. Sipas Balkanweb, djali nuk ka mundur dot të kthehet në Shqipëri, pasi i mungonte dokumentacioni.

Ndërkohë, nëna e vajzës, Fatime Kovaçi u shpreh se nuk i ndihmoi askush për sjelljen e trupit të pajetë të vajzës në Shqipëri. “”Na kërkuan certifikatë personale, vendbanim, i çuam në burg te djemtë. Çuam shkresë në polici. Nuk  mban përgjegjësi tha. Unë kam tani varrimin e vajzës. Unë mezi e prita që e mora atë vajzë. Përgjigje nuk ka dhënë. Erdhi trupi”, tha Fatime Kovaçi.


Ndërkohë ajo kërkoi dy djemtë e saj, që ndodheshin në burg, për të qenë të pranishëm në varrimin e motrës së tyre.  “Kërkojë fëmijët që janë në burg që të vijnë të varrosin motrën e tyre të dashur. Nuk është as i pari as i fundit. Si ka mundësi. Ata një motër kishin. Është gjynah nga zoti. Menjëherë të më vijnçë çunat për varrimin e fëmijës”, u shpreh nëna e Brunilda Kovacit.

Por ndonëse kishte bërë kërkesë për këtë gjë, nëna e Brunilda Sadushit (Kovaçit) është shprehur se djemtë nuk i sollën për të qenë të pranishëm në ceremoninë mortore të motrës së tyre. 37-vjeçarja u gjet e vrarë dhe e djegur në një pyll të Francës në 25 Dhjetor 2019. Një ditë më pas shteti francez deklaroi se vajza ishte punëtore seksi dhe ishte nga qyteti i Beratit, ndërsa autori, një klient, ka pranuar krimin.




Skip to toolbar