Numërimi i votave ka nisur në pothuajse të gjitha qarqet e vendit, pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, deri më tani, janë numëruar 161 qendra votimi, nga 5225.
PS ka marrë në rang vendi 18632 vota ose 54.08 përqind, kundrejt 11966 votave të PD-ASHM, 34.73 përqind. Koalicioni Nisma Bëhet ka marrë 964 vota, ose 2.80 përqind, PSD 1439 vota, ose 4.18 përqind dhe Partia Mundësia, 672 vota ose 1.95 përqind./abcnews.al
