“O unë, o Gazi në burg”/ Minxhozi: Me padinë e Olsi Ramës, SPAK ftohet që të shqyrtojë nëse ka elementë të veprës penale

Më të fundit


Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, ka paditur në SPAK Gazment Bardhin pas akuzave të tij për lidhje me një grup të trafikut të drogës. Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story” tha se me padinë e Olsi Ramës, SPAK ftohet që të shqyrtojë nëse ka apo jo elementë penalë.

“Duket se në procedurë ka një ndryshim thelbësor që nëse vërtetohet ajo që përflitet dhe duket se është reale se Bardhi ka bërë zhurmë të madhe politike, përfshirë mediat. Nga ana tjetër, në aspektin ligjor, nuk duket që të ketë bërë një padi të mirëfilltë ndërkohë që në rastin e Olsi Ramës ka një padi të mirëfilltë penale. Pala akuzuese do të duhej të bënte padinë nuk e bën dhe pala e akuzuar që bën padinë dhe ndryshimi është që nëse në rastin e zotit Bardhi nuk është një padi në procedurë, pra një padi klasike siç e kërkon ligji, atëherë SPAK mbetet në të drejtën fakultative për ta nisur ose jo hetimin siç mund të jetë edhe sot, ndërkohë që me padinë e Olsi Ramës, drejtësia ftohet proceduralisht që të shqyrtojë nëse ka element të veprës penale në formën e argumentave të akuzës apo shpifjes ndaj personit të akuzuar.“, u shpreh Minxhozi.


Ndërkohë, analisti Artur Zheji tha:

“Momenti i parë është që kjo nuk është akuzë e re por e ricikluar, e gjykuar sepse ka kaluar në dy shkallë dhe ka marrë përgjigje negative si akuzë. Personi me targën e makinës nuk është identifikuar si Olsi Rama. Nuk përputhen me provat që dy instanca gjyqësore shtjelluan. E dyta, Gazi është opozitar dhe mund të ketë të drejtë ta hapë një çështje dhe të sulmojë kryeministrin por gjëja që më bën përshtypje është momenti i zgjedhur, në kohën kur po lulëzonte një marrëveshje ndërmjet Rithemelimit dhe maxhorancës. Është një klimë e cila nuk parashikonte një rrufe të kësaj natyre, një goditje nën brez, sepse kemi një lajm të vjetër që riciklohet për të krijuar nervozizëm tek familja e kryeministrit. Dyshoj se këtu po krijohen disa aleanca fluide, përtej të majtës dhe të djathtës. Duket që është një bombë e kronometruar që të plasë në një moment të caktuar përpara një ofensive, bomba trullosëse për të spostuar vëmendjen nga një super lajm që po artikulohej në opinionin publik.”, tha Zheji.




Skip to toolbar