OBSH: AstraZeneca për të gjithë variantet

CORONAVIRUS


Një grup pune i Organizatës e të Shëndetësisë i përbërë nga ekspertë të imunizimit rekomandoi përdorimin e vaksinës AstraZeneca Covid 19 për të gjitha moshat, si dhe në rajone ku janë të përhapura llojet e ndryshme të virusit.

Grupi Strategjik Këshillimor i Ekspertëve të OBSH-së për imunizimin (SAGE) e bëri rekomandimin nga selia e agjencisë në Gjenevë. Paneli shqyrtoi vaksinën këtë javë pasi Afrika e Jugut ndaloi përdorimin e saj të dielën pasi një studim nga një universitet atje tregoi se ilaçi siguronte vetëm mbrojtje minimale nga varianti që u zbulua për herë të parë në atë vend.


Paneli bëri vlerësimin me kërkesë të Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe për të informuar më mirë punonjësit e sistemit të kujdesit shëndetësor në mbarë botën që tashmë administrojnë vaksinën. Por rekomandimi i këtij grupi nuk nënkupton miratimin zyrtar të OBSH-së për përdorimin emergjent të kësaj vaksine, i cili pritet të jepet pas gati një jave. Deri më tani, OBSH-ja i ka dhënë autorizim për përdorim emergjent vetëm vaksinës së kompanisë Pfizer, megjithëse vendet dhe rajonet e tjera individualisht kanë autorizuar vaksina të tjera.

Drejtuesja e shkencëtarëve të OBSH-së, Dr. Soumya Swaminathan tha megjithatë se vendimi i panelit përfaqëson një “moment të rëndësishëm” sepse vaksina e kompanisë AstraZeneca kërkon ruajtjen në temperatura frigoriferike, jo në temperaturat shumë më të ftohta të nevojshme për vaksinat e kompanisë Pfizer, duke e bërë kështu më të lehtë dhe më pak të kushtueshme shpërndarjen.




Skip to toolbar