Pedagogu Klementin Mile tha se oferta e Kurtit ndaj opozitës duket bujare, por në fakt përbën një kurth strategjik që e vendos atë përballë dy zgjedhjeve të vështira.
Sipas tij, nëse opozita e pranon ofertën, Kurti ruan kontrollin institucional, ndërsa nëse e refuzon, ajo humbet narrativën politike. Mile shtoi se Kurti është në kontroll të lojës politike dhe se si bllok opozita nuk arrin të marrë kontroll as të narrativës dhe as të axhendës.
“Oferta që i ka bërë Kurti opozitës duket bujare, por në fakt është një lloj kurthi strategjik. Kurti e ka vendosur opozitën mes dy zgjedhjeve të këqija dhe e ka futur në një kuti strategjike: nëse opozita pranon ofertën, Kurti ka kontrollin institucional; nëse opozita refuzon ofertën e Kurtit, humbet narrativën.
Ka mësuar nga Tirana, është në kontrollin e lojës. Si bllok nuk merr dot në kontroll as narrativën, as axhendën.”
