Oferta nga Portugalia: Klubi nga Porto i Arouca kërkon shërbimet e Silvnjos

Më të fundit


Silvinjo është emri që në klubin portugez të Arukas e shikojnë si njeriun ideal për të marrë drejtimin e skuadrës.

Aruka luan në Primiera Liga dhe vendodhjen e ka në zonën metropolitan të Portos. Aktualisht drejtohet nga tekniku Daniel Soza. Tekniku i kuqezinjve ka një banesë në qytetin portugez.


Sipas medias luzitane Sport Tv mes palëve ka pasur kontakte. Por një akord në verë duket i vështirë për t’u arritur.

Rezultatet mjaft të mira të përfaqësueses shqiptare dhe kualifikimi në Gjermani 2024 kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve përfshirë edhe të Arukas.

Silvinjo është totalisht i përqendruar me përfaqësuesen shqiptare me kampionatin europian që po mbaron.

Kontrata  50-vjeçarit i përfundon në fund të muajit korrik me Federatën Shqiptare të Futbollit.




Skip to toolbar