Organizata Botërore e Shëndetësisë, i ka bërë thirrje qytetarëve që të anulojnë disa nga planet e tyre të pushimeve për të mbrojtur shëndetin për shkak të përhapjes së mutacionit të koronavirusit.
“Një ngjarje a anuluar është më mirë se një jetë më pak”, ka thënë kreu i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke ritheksuar se duhet të merren edhe vendime të vështira.
Thirrja e tij erdhi pas deklaratës së ekspertëve se varianti Omicron po dominon në SHBA dhe se po përhapet më shpejt se Delta.
Më tej ai shtoi se kjo pandemi ka shkaktuar shumë pasoja dhe se të gjithë duan që t’i kthehen normalitetit, por duhet ende shumë kujdes pasi rreziku mbetet prezent.