Onkologjiku/ Rama: Të përdorësh uniformën si maskat e grabitqarëve, krim kundër njerëzimit

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama e cilëson si krim kundër njerëzimit, përdorimin e uniformës së mjekut, për të nxjerrë para me gjakun ilaçet e të sëmurëve, duke iu referuar skandalit te Onkologjiku.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e shefave e shërbimeve në QSUT, Rama u shpreh se në spital nuk mungon asgjë, por ndonjëherë bluzat e bardha nuk janë në lartësinë e duhur të detyrës.


“Duke u përgatitur për këtë adresim që është publik, në një moment shumë të errët që krijoi për të gjithë komunitetin e bluzave të bardha, veprimtaria e disave këtu, m’u kujtuan fjalët e njërit prej heronjve të shëndetësisë, Besim Elezit, ditën, kur ishim së bashku në hapjen e spitalit të sëmundjeve të brendshme. As në ëndërr nuk e kishim parë një spital në këto kushte, nuk ka asgjë më pak. Besim Elezi dhe si vëllezërit e gjeneratës së tij, i dhanë jetë një shëndetësie heroike, në një spital që nuk kishte më shumë sesa pastërtinë dhe mjetet e spitalit të mesjetës në Francë, apo gjetkë. Në këtë territor ku jemi sot, mungonte pothuajse gjithçka nga çfarë kemi sot, por nuk mngonte figura dhe përkushtimi i mjekut. Ndërsa sot nuk mungon thuajse asgjë nga çfarë nuk kishim dje, por jo gjithmonë figura dhe përkushtimi i mjekut, janë në lartësinë e misonit që nis me betimin e hipokratit. Të mos jesh në lartësinë e detyrës në profesionin tuaj, është një hall shumë i madh për njeriun, kur me mjekun lidhet fati i shëndetit të tij, por të kesh marrë dilpomën, lincensën dhe ta përdorësh uniformën si maskat e grabitqarëve të bankave për të nxjerrë para me gjakun dhe ilaçet e të sëmurëve, është krim kundër të gjithë njerëzimit”, theksoi ai.




Skip to toolbar