Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë zbritur sërish në terren dhe po sekuestrojnë pronat e Jamarbër Malltezit, i cili është në burg për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Foto me siper tregon OPGJ qe ka mbërritur ditën e sotme në ambientet e ish-kompleksit Partizani, ose siç tashmë quhet kompleksi Magnet.
Kujtojmë se ditën e djeshme u sekuestrua vila në Gjirin e Lalzit. Mediat madje raportuan se edhe apartamenti ku jeton Sali Berisha në Tiranë është sekuestruar pasi figuron në emër të dhëndrit.