Opozita në Francë kërkon që vendi të mos i shesë armë Izraelit

BOTA


Deputetët e partisë opozitare “Franca e Papërkulur” (LFI) filluan fushatë nënshkrimesh që qeveria franceze të ndalojë shitjen e armëve për Izraelin i cili ka shkaktuar vdekjen e mijëra civilëve në Gaza.

Deputeti i LFI, Thomas Portes përmes një postimi nga llogaria e tij në median sociale tha se Izraeli që nga 7 tetori e deri më tani vret çdo orë 9 palestinezë dhe 210 çdo ditë në sulmet e tij kundër Gazës.

“Franca nuk duhet të jetë bashkëpunëtore në gjenocidin e kryer nga Izraeli”, deklaroi Portes duke njoftuar se kanë filluar fushatë nënshkrimesh që qeveria të ndalojë shitjen e armëve për Izraelin. Zv/kryetarja e grupit parlamentar të LFI-së, Mathilde Panot në një prononcim për AA tha se Franca duhet të ndalë shitjen e armëve për Izraelin i cili gjykohet me akuzën për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) dhe që kryen krime lufte dhe masakra.

Ai përsëriti thirrjen e saj për armëpushim në Gaza duke shtuar se vazhdimi i shitjes së armëve ndaj një shteti të tillë nuk është në përputhje me Konventën e OKB-së për Gjenocidin, nënshkruese e së cilës është edhe Franca.

Panot thekson se është “kontradiktore” pasi Franca në njërën anë thotë se ka “shqetësim të thellë” nga sulmet e Izraelit që shënjestrojnë civilët dhe në anën tjetër vazhdon shitjen e armëve për Izraelin.

Sipas të dhënave të Ministrisë franceze të Mbrojtjes në periudhën 2013-2022 Franca i ka shitur Izraelit armë në vlerë rreth 200 milionë euro.



Skip to toolbar