Opozita në protestë/ I njëjti skenar, bllokohen nyjet kryesore të Tiranës

AKTUALITET


Ka nisur protesta e thirrur nga opozita, në kuadër të asaj që ajo e quaj mosbindje civile, me bllokimin e pesë rrugëve kryesore në Tiranë.

Gazetari Ermal Vija raporton se protestuesit dhe përfaqësuesit e PD kanë bllokuar rrugën e Elbasanit, një ndër pikat ku protestohet.

Ashtu sikundër herët e kaluara, militantët dhe deputetët demokratë janë mbledhur te Bashkia, rrethrrotullimi Zogu i Zi, Rruga e Elbasanit, Sheshi Uillson dhe te Pallati me Shigjeta.

I pranishëm në protestë, për herë të parë pas gati një viti, do të jetë edhe kreu i PD Sali Berisha pasi rifitoi lirinë në Nëntor, pasi GJKKO i revokoi masën e sigurisë ‘arrest shtëpi’ në lidhje me dosjen Partizani.

Në një njoftim zyrtar, Policia e Shtetit tha se nuk garanton protesta apo tubime që bllokojnë rrugët. Në përgjigjen e kthyer PD që kërkoi leje, policia theksoi se bllokimi i rrugëve është vepër penale dhe u kujtoi organizatorëve se do të mbajnë përgjegjësi./abcnews.al



Skip to toolbar