Opozita nis protestën, Basha i bashkohet protestuesve

Më të fundit


Opozita e bashkuar ka nisur protestën e gjashtë kombëtare kundër qeverisë. Ashtu siç ishte njoftuar, në orën 19.00 ka nisur grumbullimi i tubuesve për në protestën e organizuar nga opozita para kryeministrisë. Njerëzit ishin ndarë në grupe, që nga Rruga e Elbasanit, në Qendër, dhe në anën Perëndimore të Unazës. Njëkohësisht, nga të tria pozicionet ka nisur grumbullimi para kryeministrisë.

Pa kaluar as 15 minuta nga grumbullimi, tubuesit kanë filluar të hedhin tymuese dhe shashka ndaj policisë, ndërkohë që përfaqësuesit e PD kanë deklaruar se nuk do të ketë dhunë dhe i druheshin vetëm provokimeve nga policia.

Kryetari i PD-së nuk i është bashkuar protestës që në fillim, por ai ka dalë nga selia e PD rreth orës 19:45 dhe në këmbë, i shoqëruar nga mbështetës të opozitës, i është drejtuar kryeministrisë, ku janë mbledhur protestuesit. 



Skip to toolbar