Osmani pas takimit me Sorensen: Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut e rrugën drejt BE

KOSOVA


Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur mëngjesin e sotëm në takim emisarin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Në takim u diskutua dialogu Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja, për sigurinë në rajon dhe integrimin evropian të Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Kosova është dëshmuar tashmë si pala konstruktive në dialog, e angazhuar për paqe, demokraci e sundim të ligjit, prandaj mbajtja e masave të padrejta të BE-së ndaj vendit tonë po i dëmton jo vetëm qytetarët tanë por edhe balansin e nevojshëm në dialog”, thuhet në postimin e Osmanit në Facebook



Skip to toolbar