Ospina bën gafën e javës, Strakosha e Lazio mposhtin Hysajn e Napolin (video)

AKTUALITET


Lazio duket se nuk do të ndalet deri në ditën e fundit të kampionatit për të fituar titullin kampion në Itali. Skuadra i Inzaghit po ecën me hapin e kryesuesve të Serie A, Juventus dhe Inter. Të shtunën pasdite, Lazio kaloi një tjetër kundërshtar të vështirë, Napolin. Ndeshja ishte agresive me të dyja skuadrat që kërkuan golin në çdo moment.

Por mbrojtjet respektive nuk lëshuan “pe” derisa portieri i Napolit, Ospina, bëri gafën që i kushtoi rëndë ekipit. Ishte minuta e 82-të, kur Hysaj kthen pas një top te portieri i skuadrës së tij. Por, Ospina në vend që ta largonte e mbajti topin duke tentuar të driblonte sulmuesin e Lazio, Immobile. Ky i fundit pasi i mori topin portierit të Napolit, e gjuajti atë drejt portës, aty ku me ndihmën e lojtarëve kundërshtarë gjeti rrjetën.


Kështu, Lazio mori tre pikë që e mbajnë në vendin e tretë të renditjes me 42 pikë, 3 më pak se Inter dhe Juventus që kryesojnë me 45 pikë. Megjithatë, kujtojmë se Lazio ka ende një ndjë ndeshje për të luajtur. Ndërkohë, të dy futbollistët e kmbëtares, Thomas Strakosha dhe Elseid Hysaj ishin titullar në përballjen mes tyre. Strakosha është vlerësuar me nota të larta nga media italiane nër përballjen me Napolin, ndërsa Hysaj, edhe pse u mund, ishte një nga më të mirët në fushë për Napolin.




Skip to toolbar