“Dvorani”, Vitore Tusha dëshmon në prokurori

AKTUALITET


Pas kreut të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, në prokurori është paraqitur edhe kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, e cila është marrë në pyetje për kallëzimin e kreut të shtetit për kreun e KED.

News 24 raportoi se Tusha ka dhënë shpjegimet e saj mbi mbledhjet e KED, për të cilat kreu i shtetit ka ngritur akuzë ndaj Dvoranit. Sakaq mësohet se Prokuroria pritet të sekuestrojë edhe procesverbalet e mbledhjeve të KED dhe regjistrimet audio të mbledhjeve të këtij institucioni kyç të sistemit të drejtësisë.

Meta akuzon Dvoranin për mungesë transparence, qëllimi i së cilës ishte manipulimit të procesit në zgjedhjen e anëtarëve të gjykatës Kushtetuese. Pas dëshmisë së Tushës, në prokurori do të thirren për të dhënë dëshminë e tyre edhe anëtarët e tjerë të KED.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka paditur kreun e KED-së Ardian Dvorani për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘përvetësim të kompetencave’ në rastin e emërimeve për Gjykatën Kushtetuese.



Skip to toolbar