Paditet gjiganti teknologjik Google, shkak diskriminimi i gjuhës shqipe!

AKTUALITET


Gjiganti i teknologjisë Google është paditur në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për mospërfshirjen e gjuhës shqipe në gjuhët e mbështetura prej motorit të kërkimit. Ky diskriminim ka pasur pasoja të mëdha në media, marketing, investime të huaja, zhvillim ekonomik dhe teknologjik në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që flitet gjuha shqipe.

Padia është ngritur nga Z. Haki Dervishi – shtetas amerikan me banim në Palm Springs Kaliforni, i dekoruar rishtazi nga presidenti Biden me Dekoratën dhe Mirënjohjen Jetësore për kontribut të vazhdueshëm për kombin amerikan, dhe Dr. Neshad Asllani – mjek i njohur kosovar, themelues i “Qendrës Kosovare për të Drejtat e Njeriut” dhe anëtar bordi në organizatën “Dekada për të Drejtat e Njeriut” në Neë York.

Në njoftimin për media thuhet se paditësit besojnë se diskriminimi i vazhdueshëm i gjuhës shqipe nga Google ka bërë që folësit e gjuhës shqipe të diskriminohen nga pjesa tjetër e Evropës dhe botës në zhvillimin e biznesit, në marketing dhe gazetari, pasi janë të përjashtuar nga platformat Google Ads, Google Adsense dhe Google Admob.

Kujtojmë se, sot një biznes nuk arrin të reklamojë në Google Ads sepse nuk pranon reklama në shqip edhe sot për këtë arsye shumica e portaleve dhe faqeve në shqip nuk arrijnë të fitojnë para nga shikimet që kanë sepse Google Adsense nuk paguan për faqet e internetit që janë ndërtuar në gjuhën shqipe.



Skip to toolbar