“Paketa anti-shpifje nuk synon fake news, por kontrollin e mediave”

POLITIKË


Paketa anti-shpifje ishte temë e diskutimit në emisionin “Real Story”, ku gazetarët në panel kanë pasur përplasje të forta nëse ky ligj e dënon apo jo fenomenin Fake News dhe se si duhet të mbrohemi prej tij, apo po cenon lirinë e shprehjes së mediave. Për gazetarin Alfred Lela synimi i këtij ligji është kontrollimi i territoreve që qeveria që momentalisht nuk ka akses. Nga ana tjetër, Nënkryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Sami Nezaj, pohon se ky ligj bie ndesh me nenin 22 të Kushtetutës së Shqipërisë.

Mënyra se si mund të rregullohet media, për Lelën dhe nënkryetarin e AMA-s, Nezaj është procesi i vetrregullimit dhe jo goditja e mediave përmes forcës së ligjit.

Alfred Lela: Ky ligji nuk është për fake news, por është për të kontrolluar një territor ende të pa kapur nga qeveria. Këtu do të jemi dhe do ta shohim.

Sami Nezaj: Ligji shkon kundër nenit 22 të Kushtetutës

Alfred Lela: Unë jam për një formë të vetrregullimit, për një formë të miksuar. Duhet një tryezë me gazetarët, unë nuk kam qenë. Gazetarët janë të interesuar drejtpërdrejt për këtë ligj.

Sami Nezaj: Përmbajtja e mediave të shkruara nuk redaktohet as përmes ligjeve, e vetmi skenar është vetrregullimi.



Skip to toolbar