Lela dhe Rada debat në “Real Story” për paketën anti-shpifje

#NËRADAR


Paketa anti-shpifje, që është duke u përgatitur nga qeveria për miratim, shkaktoi debat në studion e “Real Story”. Analisti Alfred Lela debatoi me gazetarin Ardit Rada në lidhje me përdorimin e ligjit nga politika. Sipas analistit Lela, ligji është instrument censure, dhe nëse ai do të miratohet do të përdoret nga të gjitha pushtet që do të vijnë më pas. “Ky ligj për antishpifje është më tepër si formë censure. Me këtë ligj i bie që kushdo që të jetë në pushtet ushtron censurë. Sot anëtarë të parlamentit nuk dinë variantin final. Është censurë. Nuk më duhen as debati, asgjë tjetër, përpos censurës. Ky është një ligj për censurë. Kthen ligjin për censurë si koha e monizmit. Nesër o Ardit do jetë Berisha ose Basha në pushtet e do e përdorë”, tha Lela.

Kurse gazetari Ardit Rada doli kundër këtij këndvështrimi. Ai tha së pari se gazetarët s`mund ta gjykojnë ligjin nga ana juridike. “Ne si gazetarë e kemi shumë të vështirë ta diskutojmë ligjin nga ana juridike ose ta kritikojmë”, tha Rada, ndërsa shtoi se “politika nuk e përdorë dot ligjin”. Por, Alfred Lela shtoi gjithashtu se ligji i jep fuqi AMA-s që të heq licensat për mediat, ndërkohë që licensa është marrë me vendim gjykate. “Ligji i jep të drejtë AMA të më heqin licenën. Unë e kam regjistruar me vendim gjykate. Këtë bën ligji, i jep fuqi AMA-s të dalë mbi gjykatat. Mos fol si anëtar partie”, tha Lela duke iu drejtuar gazetarit Rada.


Lidhur me përdorimin e politikës të ligjit për shpifjen, por edhe sulmet ndaj medias, gazetari Ardit Rada u shpreh se të gjitha palët e sulmojnë median. Duke pasur parasysh, kryeministrin Edi Rama, Rada tha se ai i quan mediat “kazan”, ndërsa kreu i opozitës i quan mediat “oligark”. “Politika e gjitha është një zë kundër medias. Kemi një person që e quan median “kazan” dhe një tjetër e quan median ‘oligark”, tha Rada.

Ndërkohë, gazetari Frrok Çupi u shpreh se gazetarët nuk preken nga ligji. Sipas tij, mbrojtja e “fake neës” është i dëmshëm dhe po shkatërron fjalën e lirë. “Gazetari nuk ka punë me ligjin. Ne po bëhemi zëdhënsa të medias. Nëse e mbrojmë lajmin “fake” kemi shkatërruar fjalën e lirë. Bota e përparuar ka arritur në përfundimin se lajmi “fake” po shkatërron demokracinë. Sot presidenti i SHBA është përpara sitautës më të vështirë. Por ndërkohë, janë shpenzuar miliarda për ta deformuar figurën e Donald Trump. Sot Trump është më lartë me pikë se sa ishte një vit më parë. Nëse gazetari thotë të vërtetën nuk ka punë me ligjin kurrë”, tha Çupi.

Ndërkohë, nënkryetari i AMA-s, pavarësisht se është kundër ligjit të përgatitur nga qeveria, u shpreh se nëse ai do të miratohet, AMA do ta zbatojë. “Me këtë ligj nuk preket fare “FAke Neës”, por kërkohet shqyrtimi i kontenteve nga një trupë. Lidhja e këtij ligji me AMA-n nuk më duket shumë e drejtë. AMA si e keqe si e mirë, nëse i vjen ky ligji, është i detyruar ta zbatojë këtë ligj. Nesër maxhoranca mund të ndërtojë një AMA siç e duan shoqatat e gazetarëve”, tha Nezaj. /Realstory.al/




Skip to toolbar