Plot 12.280 punonjës të administratës me pagë nën 60 mijë lekë bruto, do të marrin një shpërblim prej 20.000 lekës të rejash.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.
Shpërblimi vjen pas vendimit të qeverisë për Pakon e Madhe të ndihmës.
“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë që 12.280 punonjës të administratës me pagë nën 60 mijë lekë bruto, duke nisur nga sanitaret, punëtorët e shërbimeve mbështetëse, shoferët, nëpunësit e shkallëve më të ulëta, do të përfitojnë nga vendimi i qeverisë për Pakon e Madhe një vlerë 20 000 Lekë (të reja), ju uroj të gjithëve të dashur miq gojëmbël e gojëthartë një ditë të fundit të vitit të paqme pranë familjeve tuaja”, shkroi Rama në Facebook.
