Palmeri i tregoi vijën e kuqe, Basha qetëson opozitarët: Kam mbështetje nga amerikanët

AKTUALITET


Në nisje të lëvizjes “Basha Ik” brenda PD-së, kreu i Partisë Demokratike është përpjekje të qetësojë demokratët e shqetësuar duke deklaruar mbrëmë në studion e Çim Pekës se ai gëzon mbëshetjen e amerikanëve dhe se shumë shpejt do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Uashington.

Madje Basha u kujdes ta theksonte se ai kishte lidhje të fuqishme në Amerikë, por megjithatë faktet tregojnë se ai ka të paktën 1 vit që nuk shkel atje.


 “Unë kam udhëtuar në SHBA, i ftuar nga Këshilli i Atlantikut, verën e kaluar, jam ftuar në dy aktivitete të tjera, në dhjetor të vitit të kaluar dhe në mars të këtij viti, në të cilat për shkak të agjendës politike, të zhvillimeve me studentët në dhjetor dhe në mars ishim në kulmin e protestave që nisën me 16 shkurt, nuk kam patur mundësinë të isha i pranishëm.

Por do të jem shumë shpejt në një vizitë në Uashington, ku kam dhe kemi një lidhje të fuqishme me vendimmarrësit amerikanë, si në Kongres, në Senat, po kështu edhe në administratë, dhe ku Partinë Demokratike dhe administratën amerikane, në Kongresin Amerikan, në institucionet amerikane, i bashkojnë vlerat, parimet, standardet e demokracisë perëndimore, i bashkon shqetësimi për situatën e thellë kriminale në vend, që tashmë rrezikon edhe interesat gjeostrategjike të partnerëve tonë, dhe sa i takon Partisë Demokratike, na bashkon, edhe vendosmëria për të thelluar bashkëpunimin, në veçanti sa i përket luftës kundër trafiqeve të paligjshme dhe trafikut të drogës”, bëri të ditur Basha të enjten në mbrëmje.

Kjo deklaratë e Bashës vjen në një moment kur marrëdhëniet e PD-së me SHBA-në janë më të përkeqësuara se kurrë më parë. Kjo për shkak të protestave të dhunshme që opozita ndërmori në prag të zgjedhjeve të 30 qershorit. U desh pikërisht deklarata e fortë e zv.sekretarit amekan të Shtetit, Palmer që opozita të tërhiqej nga dhuna. Palmer tha se kushdo që zhvillon protesta të dhunshme do të futet në listën e organizatave të dhunshme në SHBA, dhe se administrata amerikane do të ndërpresë çdo marrëdhënie me ta, duke i treguar në këtë mënyrë Bashës dhe PD-së se po shkelnin vijën e kuqe. Pas kësaj zërat kundër Bashës në PD u shtuan ndjeshëm, duke e akuzuar kreun e partisë për prishjen e marrëdhënieve me një partner strategjik. Por gjatë intervistës së të enjtes në mbrëmje, Basha u përpoq të qetësonte demokratët e shqetësuar në prag të nisjes së lëvizjes Basha IK./Realstory.al  




Skip to toolbar