Një peshk i llojit troftë me dy gojë është kapur në ujërat e liqenit Chmplain në shtetin e New York në SHBA nga një grua. Ngjarja ka ndodhur në fillim të këtij muaji, teksa Debbie Geddes dhe bashkëshorti i saj ishin duke peshkuar në Champlain Lake, dhe në rrjetën e tyre ngexi një peshk.
Fillimisht çifti mendoi se peshku ishte me përmasa të mëdha, pasi po bënte rezistencë në ujë, por kur ata e nxorrë atë mbi ujë mbetën të shtangur.
Peshku kishte dy gojë. “Unë e ngrita atë, ishte tepër i rëndë. Mendova, “ky duhet të jetë një peshk i madh”, ka thënë Debbie për NBC5. “E ngrita lartë atë dhe pash se kishte dy gojë”. Debbie Geddes nuk e mbajti peshkun, ajo arriti të bënte disa foto dhe më pas e lëshoi krijesën e çuditshme përsëri në habitatin e tij.
Më pas fotot, Debbie ia dërgoi një kolegu të saj, anëtar i shoqatës së peshkimit, Adam Facteau. Ai i postoi ato në rrjetet sociale, dhe menjëherë fotot u bën virale. Pas publikimit të fotove në rrjetet sociale, shumë komentues kanë ngritur dyshime mbi shkakun e pamjes së çuditshme të peshkut. Shkak mendohet të jetë një mutacion gjenetik.