Në orën 7: 00 të mëngjesit të së premtes Alvin Berisha ka mbërritur në Itali dhe është bashkuar me familjen e tij, babanë dhe dy motrat.
Alvin është transferuar me një fluturim të Alitalias (AZ 827) që ka mbërritur pak pas orës 7:00 në aeroportin e Romës, Fiumicino nga Bejruti.
Shpëtimi i Alvin u realizua falë një operacioni të gjerë ku u përfshinë disa shtete dhe organizata të huaja të cilët fatmirësisht ia dolën mbarë që 11 vjeçari shqiptar të bashkohej me familjen.
Kryqi i Kuq Italian ka shpërndarë videot e mbërritjes së Alvin në aeroport dhe takimit plot emocion me motrat dhe babanë.
Alvin Berisha që prej vitit 2014 ka jetuar në kampin sirian të kontrolluar nga ISIS. Nëna e tij e dashuruar me rekrutuesin xhihadist përmes internetit, e mori me vete drejt Sirisë. Ajo u martua me xhihadistin, por por humbi jetën pas një shpërthimi, duke lënë Alvin të vetëm në kamp.
Historia e tij u bë publike dhe mori jehonë nga emisioni investigativ italian “Le Iene”.