Aksioni policor prangos personin Nr.58

AKTUALITET


Policia e Shtetit në kuadër të një operacioni të madh policor ka arrestuar një tjetër person të shpallur në kërkim duke e çuar në 58 numrin e të ndaluarve, ndërkohë që 7 të tjerë vijojnë të jenë në kërkim, si pjesë të grupeve kriminale.

Policia njofton se në pranga ka rënë, H. S., 65 vjeç, banues në Korçë, i cili ka qenë në kërkim dhe akuzohet si  pjesëtar i një prej katër grupeve të strukturuara kriminale, të shkatërruara gjatë operacionit “LIMIT”.

Operacioni u finalizua pas një hetimi 3-vjeçar, për goditjen e veprimtarisë kriminale të këtyre grupeve që ushtronin veprimtarinë në fushën e narkotikëve dhe të trafiqeve të paligjshme.

Operacioni është ndërmarrë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Greke dhe me koordinimin e SELEC-ut.

Gjatë operacionit në Shqipëri dhe Greqi u sekuestruan rreth 320 kg kanabis, 7.5 kg Kanabis në formë çokollate,  2.4 kg Kokainë, laboratorë për kultivim të bimëve narkotike, 3800 fara kanabis, fishekë luftarakë, si dhe janë asgjësuar parcela me bimë narkotike të kultivuara.

“Gjatë periudhës së hetimit 2016 – 2019, është shkëmbyer në kohë reale informacion me partnerët tanë nëpërmjet SELEC-ut për aktivitetin kriminal të personave të përfshirë në këto grupe kriminale dhe si rezultat, nga autoritetet policore greke janë arrestuar 34 persona, të cilët ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes të narkotikëve”, njofton policia.

Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë operacionit “LIMIT” të zhvilluar në Shqipëri, u arrestuan 23 persona dhe 8 u shpallën në kërkim, njëri prej të cilëve u kap mëngjesin e së premtes nga Policia e Shtetit.

Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim.

Policia e ShtetitVijon megaoperacioni policor i koduar “LIMIT”Shkon në 58 numri i të ndaluarve dhe vijon puna për kapjen e 7 personave të tjerë të shpallur në kërkim.Kapet dhe ndalohet një prej të kërkuarve, pjesëtar i një prej katër grupeve të strukturuara kriminale, të shkatërruara gjatë operacionit "LIMIT".Operacioni u finalizua pas një hetimi 3-vjeçar, për goditjen e veprimtarisë kriminale të këtyre grupeve që ushtronin veprimtarinë në fushën e narkotikëve dhe të trafiqeve të paligjshme.Operacioni nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë Greke dhe me koordinimin e SELEC-ut.Në vijim të operacionit “LIMIT”, shërbimet e Policisë kapën dhe ndaluan shtetasin H. S., 65 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.Gjatë operacionit në Shqipëri dhe Greqi u sekuestruan rreth 320 kg kanabis, 7.5 kg Kanabis në formë çokollate, 2.4 kg Kokainë, laboratorë për kultivim të bimëve narkotike, 3800 fara kanabis, fishekë luftarakë, si dhe janë asgjësuar parcela me bimë narkotike të kultivuara.Gjatë periudhës së hetimit 2016 – 2019, është shkëmbyer në kohë reale informacion me partnerët tanë nëpërmjet SELEC-ut për aktivitetin kriminal të personave të përfshirë në këto grupe kriminale dhe si rezultat, nga autoritetet policore greke janë arrestuar 34 persona, të cilët ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes të narkotikëve.Ndërsa gjatë operacionit "LIMIT" të zhvilluar në Shqipëri, u arrestuan 23 persona dhe 8 u shpallën në kërkim, njëri prej të cilëve u kap mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit.Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të shpallur në këkrim.Nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtyre grupeve të strukturuara kriminale, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e anëtarëve të tjerë të përfshirë.

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 13. September 2019


Skip to toolbar