Pamje të reja terrori të kapura gjatë masakrës së festivalit Nova tregojnë terroristët e Hamasit duke qëlluar dy gra teksa përpiqeshin të iknin.
Pamjet u kapën nga kamerat e sigurisë në Kibbutz Alumim, i cili ndodhet vetëm në lindje të Izraelit ku u mbajt festivali, sipas kanalit Telegram South First Responders.
Video tregon një grup që arrin në Kibbutz pasi ikën nga festivali, duke menduar se ata janë të sigurt nga çdo sulm i mëtejshëm, shkruan South First Responders.
Megjithatë, ata papritmas u zunë në pritë nga tre persona të armatosur të Hamasit, të cilët shihen duke vrapuar në drejtim të tyre duke mbajtur në dorë armë që duket se janë AK-47.
Një nga terroristët e Hamasit shihet më pas duke ndjekur dy gra, të cilat i arrijnë përfundimisht . Në video shihet një nga militantët palestinez duke kapur prej flokësh njërën nga vajzat dhe më pas qëllon në drejtim të saj.
Më pas shoqja e saj e ngrire nga frika shihet duke u lutur për jetën e saj personit të armatosur, i cili më pas e ekzekuton atë.
Terroristët e Hamasit zbritën në festivalin Nova pranë Re’im, duke përdorur paragliderë të motorizuar dhe kamionë, gjatë pushtimit masiv më 7 tetor.
Disa të mbijetuar kanë treguar se vrapuan në drejtim të burrave të veshur me uniforma, duke besuar se ata ishin policë dhe ushtarë izraelitë që vinin për t’i shpëtuar përpara se të bënin zbulimin e frikshëm se ata ishin në të vërtetë Hamasi.
Rreth 260 izraelit që merrnin pjesë në këtë festival u masakruan dhe rreth qindra të tjerë u morën peng nga militantët e Hamasit.