Pandemia, regjizori i Hollivudit zgjedh Sputnik V

BOTA


Kundër koronavirusit Oliver Stone zgjodhi Sputnik V: “Unë kam marrë vaksinën ruse disa ditë më parë. Nuk e di nëse do të funksionojë, por kam dëgjuar gjëra pozitive”, tha regjisori amerikan për kanalin One të Moskës.

Oliver Stone, vizitoi termocentralet bërthamore të Rusisë për dokumentarin e tij të ardhshëm mbi ndryshimin e klimës dhe tha në një intervistë se ai planifikon të kthehet për dozën e dytë.


“Unë kam besim. Eshtë një vaksinë e shkëlqyeshme, nuk e kuptoj pse është injoruar në Perëndim,” shtoi regjizori.

Rusia filloi fushatën mbarëkombëtare të vaksinimit në fund të javës së kaluar duke filluar me punëtorët shëndetit me rrezik të lartë, arsimtaret dhe disa kategori te tjera. Stone – tani 74 – vendosi të marrë vaksinën pavarësisht se ekspertët rusë kanë frikë se mund të jetë i dëmshëm për pacientët mbi moshën 60 vjeç.




Skip to toolbar