Përgatiti Eduard Zaloshnja
Pandemia HIV/AIDS (2005-2012)
Të vdekur: 36 milionë
Për herë të parë virusi HIV u identifikua në Kongo më 1976. Por nga 1981 filloi të përhapej në Europë dhe Amerikë. Mori përmasat e pandemisë në periudhën 2005-2012. Aktualisht, rreth 33 milionë njerëz e kanë virusin HIV, por në shumicën e rasteve mbahet në kontroll me një regjim të fortë medikamentesh.
Gripi i Hong Kongut (1968)
Të vdekur: 1 milion përveç Kinës (gjatë Revolucionit Kulturor, ishte e vështirë të dilnin të dhëna nga Kina)
U shkaktua nga varianti H3N2 i virusit të gripit. Rasti i parë u konfirmua ne 13 korrik 1968 në Hong Kong. Gjysmë milion njerëz vdiqën vetëm në Hong Kong (1 në çdo 6 banorë). 500 mijë të tjerë vdiqën në Azi, Australi, Europë dhe Amerikë.
Gripi Kinez (1956-1958)
Të vdekur : 2 milionë
U shkaktua nga varianti H2N2 i virusit të gripit. Rasti i parë u shfaq në Kinë më 1956 dhe u përhap në gjithë botën deri në vitin 1958. Vetëm në SHBA, vdiqën 70 mijë banorë nga ai grip.
Gripi spanjoll (1918-1920)
Të vdekur : 20 -50 milionë
Rreth 1/3 e popullsisë botërore u infektua nga ai virus. Gjysma e të vdekurve prej tij u regjistruan në 6 muajt e parë. E veçanta e atij gripi ishte se pati më shumë viktima në moshat e reja e të mesme, se sa te fëmijët dhe pleqtë.
Kolera e Gjashtë (1910-1911)
Të vdekur: 800,000+
Origjinën e pati në Indi, nga u përhap në Azi, në Afrikën veriore, në Europën lindore dhe Amerikën e Veriut.
Gripi aziatik (1889-1890)
Të vdekur: 1 milion
U shkaktua nga varianti H3N8 i virusit të gripit. Rastet e para u zbuluan në maj 1889 në Turkestan (Azia qendrore). U përhap me shpejtësi në të gjithë botë, por gjysma e të vdekurve ishte në Rusi.
Kolera e tretë (1852–1860)
Të vdekur: 1 milion
Origjinën si zakonisht e pati në Indi, në luginën e lumit Gang, dhe u përhap me shpejtësi në Azi, Europe, Amerikë të Veriut dhe Afrikë. Mjeku John Snow identifikoi ujin e papastër si mjetin e transmetimit të sëmundjes.
Murtaja e Zezë (1346-1353)
Të vdekur: 75 – 200 milionë
Origjinën e pati në Azi, por u shpërnda në gjithkund përmes pleshtave të minjve që popullonin anijet tregtare. Fillimisht sëmundja pushtoi qytet porte e më pas u përhap në brendësi të vendeve.
Murtaja e Justinianit (541-542)
Të vdekur: 25 milionë
Mendohet se shfarosi gjysmën e popullatës së atëhershme të Europës. Kryesisht ishte e përhapur në Perandorinë Bizantine dhe portet mesdhetare. Në Konstandinopojë vdisnin nga 5 mijë veta në ditë në pikun e pandemisë.
Murtaja antonine (165 p.e.r.)
Të vdekur: 5 milionë
Shkaku real ende është i panjohur. Ushtarët romakë e sollën sëmundjen nga Mesopotamia, duke shkaktuar gjithsej 5 milion viktima në Perandorinë Romake.