Rama publikon masat e reja për koronavirusin

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish në një dalje publike për mediat nga Facebook-u i tij ku ka sqaruar edhe njëherë masat dhe për t’i bërë apel qytetarëve. Rama shprehet se kufiri me Italinë nuk u mbyll që në fillim pasi nuk do e ndalonte epideminë apo koronavirusin duke marrë shembull edhe murtajën e Mesjetës ku nuk kishte mjete ajrore.

Ai thotë se mbyllja e kufijve vetëm sa do e ngadalësonte koronavirusin por nuk do e ndalonte të vinte në Shqipëri.


”Aleati tjetër është frikë, pasiguria. Jo vetëm një betejë mund ta humbësh nëse je i keqinfomruar apo i painforuar. çdo informaci. Le të ngulisim së pari dhe të zbatojmë këshillat në këtë situatë, hapjen e dritareve, vetëizolimin 14 ditë, nëse kemi ardhur nga jashtë

Moslejimin e të moshuarve mos dalin nga shtëpi.

Ky grip i pazakonshëm nuk ndalet të shkojë kudo. Ndryshe nga çdo grip i zakonshëm, ky grip luftohet me masa shtrënguese që përshkallëzohen deri në forma drastike të ngjashme me mbrjtjen e shoqërsië. Murtaja e mesjetës kur s’kishte transport ajror, dhe kishte vetëm mjete rrugore por i mori jetën miliona njerëzve në Europë.

Mbyllja e kufijve nuk e ndalon epideminë, as nga korona por vetëm e ngadalëson. Ajo bëhet vetëm kur shpfaqet. çfarë quajmë sukses në këtë luftë. Ta ngulisim mirë në kokë, ky është një grip jo i zakonshëm.”- tha Rama.

Duke kërkuar ndjesë për kufizimet e mëdha Rama tha se do të mbyllet cdo gjë për qarkullimin e mjeteve.

Përulësisht iu lutem, por kjo luftë nuk fitohet ndryshe. Nga e premtja deri të dielën do të blindohet qarkullimi. Transporti urban është i mbyllur. Nga e premtja deri të dielën do të mbyllet qarkullimi i mjeteve private. Nuk do të ketë as taxi

Po ashtu Kryeministri Rama deklaroi se po kontrollohen të gjithë kompanitë fasone dhe call center. Nëse do të konstatohet se nuk kanë kryer detyrimt do të mbyllen.

“Sot janë marrë një sërë inspektimesh në kompanitë fasonë dhe call center. Nesër dhe deri në fund të këtij afati do të jenë të mbyllura. Janë të detyruara të respektojnë të gjitha instancat teknike dhe elementët e sigurisë për cdo punonjës. Nëse kur nis aktiviteti do të konstatohet se nuk kanë kryer të gjitha detyrimet për të mbrojtur veten e punonjësit jo  vetëm që do të mbyllen por do të marrin përsipër cdo kosto, sepse është neglizhenca e tyre”, tha Rama.




Skip to toolbar