Një makinë ka marrë flakë në Gjirokastër, gjatë ditës së diel në orën 15:15. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Shtatori” dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Në momentin që mjeti tip “Opel” ka marrë flakë ishte i parkuar dhe nuk ka pasur persona brenda tij. Mjeti është në pronësi të shtetasit Shpëtim Agolli, ndërkohë që përdorej nga kunati i tij, Ermal Gerveshi
Situata ka krijuar panik te banorët, ndërsa zjarrfikëset dhe policia shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se shkaku i djegies së mjetit është aksidental si pasojë e një defekti elektrik.