Prania e ujqërve ka shkaktuar panik në fshatin Karic të njësisë administrative Baz në bashkinë e Matit, pasi kanë zbritur nga mali dhe kanë arritur të futen deri në oborret e shtëpive në kërkim të gjahut.
Sipas banorëve nuk është hera e parë që vijnë kope me ujqër në fshat, por gjatë të dielës ujku ka sulmuar bagëtitë që ruheshin nga fëmijët në afërsi të shtëpive, duke shkaktuar panik mes tyre.
Fëmijët janë trembur dhe janë tmerruar pasi kanë parë ujkun të sulmonte bagëtitë. Ndërsa një banor i zonës ka marrë armën e gjahut dhe e ka vrarë ujkun në afërsi të banesës. Në të gjithë qarkun e Dibrës raportohet se janë shfaqur kope ujqërish dhe arinj. Banorët kërkojnë që shteti të marrë masa pasi rrezikojnë fëmijët kur shkojnë në shkollë.